Teknik për reklama, Disenjator grafik

Kompania

FAME Sh.p.k

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28/10/2020

Data e perfundimit

08-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

IT & Dizajn

Kompania FAME Sh.P.K. është në kërkim të njerëzve të ri, entuziastë dhe të motivuar për të punuar në pozitat: 

Teknik për reklama 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgatitjen dhe montimin e reklamave te jashtme;
  • Pergatitjen dhe montimin e foljeve ngjitese dhe ceradave;
  • Pergatitjen e konstruksioneve;
  • Të respektojë  afatin kohor për finalizimin e punës;
  • Ngjyrosje;
  • Të punojë në ekip;
  • Të raportojë për çdo punë të kryer.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Të njoh materialet dhe të ketë aftësi profesionale në montimin e tyre;
  • Të ketë njohuri në sektorin e tapetave, ceradave;
  • Të ketë aftësi të mira organizative, komunikative dhe menaxhimit të kohës;
  • Të ketë përvojë pune;
  • Të jetë i gatshëm për trajnime të reja;
  • Të posedojë patent shoferin, e preferushme.

Disenjator grafik 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Bën krijimin e disenjimit për projekte të caktuara nga mbikëqyrësi i tij;
  • Paraqet në mënyrë ilustrative konceptet dhe disenjet e materialeve të kërkuara;
  • Detajon dhe dokumenton produktin e disejnuar të përzgjedhur për komunikim;
  • Krijimin e produkteve grafike si logo, ikona dhe përmbajtjeve tjera për print dhe mediume tjera elektronike (rrjete sociale, webfaqe etj.);
  • Editimin dhe manipulimin e fotove;
  • Propozon ide të reja kreative me qëllim promovimin e produkteve të cilat i ofron kompania;
  • Rrit profesionalizmin e tij përmes njohjes së programeve të avancuara kompjuterike, teknikave disenjuese, e-learning, etj.;
  • Të punoj në ekip me departamentin e rrobaqepësisë. 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë njohuri në drejtimet disenj grafik ose marketing apo të ngjashme;
  • Të ketë njohuri për programet e disenjit (Adobe Photoshop, Illustrator ose Corel Draw), etj.;
  • Të ketë përvojë pune;
  • Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe kreativitet, të ofroj ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
  • Të ketë aftësi bashkëpunuese.

Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të konkurrojnë duke dërguar CV  dhe portfolio e puneve, në Kompaninë FAME Sh.P.K. permes e-mail adresës elektronike në: [email protected] CV dhe portfolio e punës mund të dërgohet dhe fizikisht tek zyrat e Kompanisë FAME Sh.P.K. me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

  Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 26 Tetor 2020 deri më 08 Nëntor 2020.

Apliko këtu