Teknik për reklama, Disenjator grafik
Data e publikimit
28/10/2020
Data e perfundimit
08-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
IT & Dizajn
Kompania FAME Sh.P.K. është në kërkim të njerëzve të ri, entuziastë dhe të motivuar për të punuar në pozitat:
Teknik për reklama
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatitjen dhe montimin e reklamave te jashtme;
- Pergatitjen dhe montimin e foljeve ngjitese dhe ceradave;
- Pergatitjen e konstruksioneve;
- Të respektojë afatin kohor për finalizimin e punës;
- Ngjyrosje;
- Të punojë në ekip;
- Të raportojë për çdo punë të kryer.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të njoh materialet dhe të ketë aftësi profesionale në montimin e tyre;
- Të ketë njohuri në sektorin e tapetave, ceradave;
- Të ketë aftësi të mira organizative, komunikative dhe menaxhimit të kohës;
- Të ketë përvojë pune;
- Të jetë i gatshëm për trajnime të reja;
- Të posedojë patent shoferin, e preferushme.
Disenjator grafik
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bën krijimin e disenjimit për projekte të caktuara nga mbikëqyrësi i tij;
- Paraqet në mënyrë ilustrative konceptet dhe disenjet e materialeve të kërkuara;
- Detajon dhe dokumenton produktin e disejnuar të përzgjedhur për komunikim;
- Krijimin e produkteve grafike si logo, ikona dhe përmbajtjeve tjera për print dhe mediume tjera elektronike (rrjete sociale, webfaqe etj.);
- Editimin dhe manipulimin e fotove;
- Propozon ide të reja kreative me qëllim promovimin e produkteve të cilat i ofron kompania;
- Rrit profesionalizmin e tij përmes njohjes së programeve të avancuara kompjuterike, teknikave disenjuese, e-learning, etj.;
- Të punoj në ekip me departamentin e rrobaqepësisë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë njohuri në drejtimet disenj grafik ose marketing apo të ngjashme;
- Të ketë njohuri për programet e disenjit (Adobe Photoshop, Illustrator ose Corel Draw), etj.;
- Të ketë përvojë pune;
- Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe kreativitet, të ofroj ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
- Të ketë aftësi bashkëpunuese.
Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të konkurrojnë duke dërguar CV dhe portfolio e puneve, në Kompaninë FAME Sh.P.K. permes e-mail adresës elektronike në: [email protected] CV dhe portfolio e punës mund të dërgohet dhe fizikisht tek zyrat e Kompanisë FAME Sh.P.K. me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 26 Tetor 2020 deri më 08 Nëntor 2020.