Teknik në Terren për Internet (3), Agjent/e i/e Shitjes – Derë më Derë (2)
Data e publikimit
16-12-2024
Data e perfundimit
14-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Konkurs
Telkos LLC është kompani e telekomunikacionit, e cila ofron internet me shpejtësi të lartë përmes fijeve optike, televizion kabllor dhe transmetim televiziv për klientët rezidencialë dhe organizatat e të gjitha llojeve në mbarë Kosovën.
Aplikoni pavarësisht nëse keni përvojë ose kërkoni një karrierë të re.
Për të plotësuar kërkesat e rritjes, hapim këto pozita në Prishtinë:
Agjent/e i/e Shitjes – Derë më Derë x2
Qëllimi
- Lidhja e kontratave të reja. Vizita të rregullta në terren. Mbledhja e pajisjeve prej klientëve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Prezantoni, promovoni dhe shitni produkte/shërbime duke përdorur argumente bindëse për klientët ekzistues dhe të ardhshëm.
- Kontaktoni biznese dhe persona për të gjeneruar klient.
- Krijoni, zhvilloni dhe mbani marrëdhënie pozitive me biznese dhe klient.
- Informoni menaxhmentin për nevojat e klientëve, problemet, interesat, aktivitetet konkurruese dhe potencialin për produkte dhe shërbime të reja.
- Realizoni objektivat dhe rezultatet e shitjeve sipas planifikimit.
- Koordinoni përpjekjet e shitjeve me anëtarët e ekipit dhe departamentet e tjera.
- Kryeni analizën kosto-benefit dhe nevojave të klientëve ekzistues/potencial për të përmbushur nevojat e tyre
- Përshpejtoni zgjidhjen e problemeve dhe ankesave të klientëve për të maksimizuar kënaqësinë.
- Përcillni trendët dhe praktikat më të mira të marketingut.
- Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave.
Kualifikimi i kërkuar:
- Kompetenca të shkëlqyera të komunikimit
- Preferohet edukim universitar
- Përdorimi i mirë i teknologjisë
- Patentë Shofer
Benfitet:
- Paga bazë
- Bonuse motivuese
- Mundësi për avancim dhe bashkëpunim afatgjatë
Ju mirëpresim të aplikoni duke e dërguar CV-në e përditësuar përmes butonit ‘Apliko Këtu‘ deri më 16.01.2025.
Konkurs
Telkos LLC është kompani e telekomunikacionit, e cila ofron internet me shpejtësi të lartë përmes fijeve optike, televizion kabllor dhe transmetim televiziv për klientët rezidencialë dhe organizatat e të gjitha llojeve në mbarë Kosovën.
Aplikoni pavarësisht nëse keni përvojë ose kërkoni një karrierë të re.
Për të plotësuar kërkesat e rritjes, hapim këto pozita në Prishtinë:
Teknik në Terren për Internet x3
Qëllimi
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të internetit, si dhe kyçja e klientëve të rinj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Lidhni, shkëputni, mirëmbani dhe instaloni pajisjet e kompanisë te klientët apo brenda rrjetit të internetit.
- Përdorni mjetin transportues dhe pajisjet e punës në mënyrë të sigurt për veten dhe ekipin e punës, duke u kujdesur dhe mirëmbajtur ato vazhdimisht.
- Instaloni, riparoni, mirëmbani dhe testoni linjat e aksesit për të gjitha llojet e pajisjeve dhe teknologjive.
- Kryeni punët e nevojshme për të shtrirë kabllot brenda rrjetit dhe deri te klienti, nëpër shtylla, puseta dhe infrastrukturë fizike.
- Kryeni punën sipas specifikave, udhëzimeve dhe planeve të pranuara nga mbikëqyrësit.
- Kur është e nevojshme, i përshtateni orarit të punës sipas nevojave të biznesit.
- Kujdesuni vazhdimisht për shëndetin dhe sigurinë në punë dhe, në rast të paraqitjes së rrezikut pas vlerësimit, informoni mbikëqyrësin menjëherë.
- Vazhdimisht përdorni pajisjet personale mbrojtëse pa asnjë përjashtim.
- Merrni pjesë në takimet dhe trajnimet e sigurisë dhe ato profesionale.
- Punoni gjithmonë me profesionalizëm dhe sigurohuni për qëndrueshmërinë e punës tuaj dhe të ekipit të punës.
- Menaxhoni tiketat dhe raportoni për punën e kryer dhe atë të planifikuar.
- Jepni ide dhe merrni nisma për të përmirësuar punën tuaj dhe të ekipit të punës.
- Komunikoni me klientët në mënyrë profesionale në të gjitha situatat, duke demonstruar mirësjellje, durim dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet me klientët.
- Bashkëpunoni me kolegët e punës me profesionalizëm dhe tregoni pozitivitet.
- Kryeni detyra të tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave.
Kualifikimi i kërkuar
- Përparësi është njohja e punës me fije optike.
- Përparësi është njohja e punës me “Spllajs Aparat”
Shpërblimi dhe benefitet
- Paga
- Bashkëpunim afatgjatë dhe mundësi për avancim profesional
- Shtesa për fëmijë nën moshën 18 vjeç
- Shërbime të tjera nga kompania
Ju mirëpresim të aplikoni duke e dërguar CV-në e përditësuar përmes butonit ‘Apliko Këtu‘ deri më 16.01.2025.