Teknik Laboratori (Mjeshtër)
Data e publikimit
25-03-2025
Data e perfundimit
31-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
Konkurs Pune – Teknik Laboratori (Mjeshtër) në Elektroservis Kosova
Pozita: Teknik Laboratori (Mjeshtër)
Lokacioni: Prishtinë
Përshkrimi i Pozitës:
Elektroservis Kosova është në kërkim të një Tekniku Laboratori (Mjeshtër) të kualifikuar për riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektro-shtëpiake si lavatriçe, enëlarëse, furrë dhe pajisje të tjera.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Diagnoza dhe riparimi i defekteve të pajisjeve elektro-shtëpiake.
- Testimi dhe kontrollimi i funksionalitetit të pajisjeve pas riparimit.
- Mirëmbajtja dhe riparimi i pjesëve elektronike dhe mekanike.
- Dokumentimi i punës së kryer dhe raportimi tek menaxhmenti.
- Sigurimi i cilësisë së shërbimit dhe respektimi i standardeve të sigurisë.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Eksperiencë e mëparshme në riparimin e pajisjeve elektro-shtëpiake.
- Aftësi të mira teknike dhe njohuri në fushën e elektroteknikës.
- Shkathtësi në përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve të punës.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Përkushtim ndaj punës dhe aftësi për të zgjidhur probleme teknike.
Si të Aplikoni?
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë direkt përmes butonit “Apliko Këtu” ose të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese në [email protected] deri më 31.03.2025
Elektroservis Kosova ofron një ambient pune profesional dhe mundësi për zhvillim në fushën e riparimeve teknike. Bashkohuni me ekipin tonë!