www.ofertapune.net Teknik Kontabiliteti | PunaIme

Teknik Kontabiliteti

Kompania

Migros Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

20-11-2024

Data e perfundimit

26-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.

Shpallim konkurs për:

TEKNIK KONTABILITETI

Përgjegjësitë kryesore:

  • Regjistrimi dhe monitorimi i të gjitha transaksioneve financiare përfshirë faturimin dhe pagesat;
  • Organizimi dhe ruajtja e dokumentacionit financiar dhe administrativ në mënyrë sistematike;
  • Barazimi i kartelave financiare midis klientëve dhe furnitorëve, duke verifikuar dhe korrigjuar çdo dallim potencial në të dhënat financiare;
  • Barazimi dhe monitorimi i stokut;
  • Koordinimi me departamentet e tjera për nevojat e tyre financiare;
  • Kalkulimi dhe kontrollimi i importeve;
  • Raporton në baza javore për detyrimet ndaj furnitorëve;
  • Përpilimi i raporteve financiare sipas kërkesave të udhëheqësit të departamentit.

Kushtet e përgjithshme:

  • Të ketë të përfunduar fakultetin Ekonomik;
  • Të ketë 1-2 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office;
  • Të ketë aftësi të mira për të punuar në grup dhe aftësi të mira komunikuese.

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:

[email protected]

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur deri me date 13.12.2024.