Teknik i TV Transmetimeve Live – RF Teknik
Data e publikimit
26-03-2024
Data e perfundimit
30-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gazetari, Shtyp & Media
“ARTMOTION” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës,
Pozita: Teknik i TV Transmetimeve Live – RF Teknik
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Siguron stabilitet, qëndrueshmëri dhe kualitet të lartë të transmetimit të sinjalit nga terreni ne studio.
- Ndihmon ekipet e eventeve live në realizimin e lidhjes direkte.
- Instalon, kontrollon dhe mirëmbanë pajisjet për on-air video, audio, RF, signal processing dhe transport në studio dhe terren.
- Konfiguron dhe mirëmbanë të gjitha llojet e pajisjeve për televizion broadcast, transport dhe pajisjet për transmetim.
- Kujdeset për mirëmbajtje rutinore të nën sistemeve.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë së paku Diplomë të shkollimit të mesëm;
- Përparësi Diplomë Universiteti nga lëmia e elektroteknikës (kompjuterike, elektronike, telekomunikacioni), ose shkollim relevant;
- Përvojë pune të ngjashme (e preferueshme);
- Njohuri për rrjetë kompjuterike dhe pajisjet e rrjeteve;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
- Patentë shofer, kategoria B;
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet t’i dërgojnë këto dokumente:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme dhe universitare (nëse ka).
- Letër Motivuese (e preferueshme);
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse (nëse ka);
- Çertifikatat e trajnimeve eventuale (e preferueshme);
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (e preferueshme);
Aplikimi bëhet përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose email-it (postës elektronike), në: [email protected]. Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën. Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 03/04/2024, Ora 16:00h.