www.ofertapune.net Teknik i TI-së (Alb/Srb) | PunaIme

Teknik i TI-së (Alb/Srb)

Kompania

Pallati i Rinisë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-01-2025

Data e perfundimit

29-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Në përputhje me dispozitat e Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, në bazë të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ MFPT nr. 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, në bazë të nenit 13 të Rregullores së marrëdhënies së punës nr. 1/1138 datë 14.11.2024, në bazë të Rregullores mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës nr. 1/1373, datë 22.11.2024 dhe, dhe pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur, Kryeshefja Ekzekutive e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë, me datën 15.01.2025, merr këtë:

KONKURS PUBLIK

Për plotësimin e vendit të lirë të punës

I. Titulli i vendit të punës:

Teknik i TI-së në Departamentin e Administratës (një vend pune);

II. Lartësinë e pagës mujore për vendin e punës;

Koeficient prej 3.50, plus shujta e ngrohtë dhe përvoja në punë, e cila përllogaritet me 0.5% për çdo vit të plotë të përvojës së punës.

III. Përmbledhje e shkurtër të përshkrimit të punës, në të cilin përshkruhet qëllimi i vendit të punës, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë kryesore;

  • Administron dhe mbikëqyrë pajisjet e teknologjisë informative të Ndërmarrjes;
  • Përgjigjet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e serverëve të Ndërmarrjes dhe të teknologjisë informative të Ndërmarrjes;
  • Kujdeset dhe përcjell në vazhdimësi funksionimin e rrjetit të internetit dhe të intranetit;
  • Përgjegjës për instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen e rrjetit dhe pajisjeve të TI (PC, Printer etj.);
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit të infrastrukturës si dhe sistemeve të reja që do të futen;
  • Është përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e projekteve të reja teknologjike në Ndërmarrje, përfshirë ndërtimin e aplikacioneve të ndërfaqes së përdoruesit, ndërtimin e sistemeve të bazave të të dhënave, përdorimin e teknologjive të reja, etj.
  • Mirëmban serverin e Ndërmarrjes;
  • Administron Ueb faqen, bën zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të reja që mund të zhvillohen brenda TI-së për nevojat e Ndërmarrjes;
  • Përkujdeset për pajisjet e TI-së në Ndërmarrje që personelit të ju mundësohet kryerja sa më e lehtë e punëve;
  • Mirëmban dhe bënë instalimin e pajisjeve të reja në shtrirjen e rrjetit në objektin kryesor dhe objekteve përcjellëse të Ndërmarrjes
  • Ndihmon punëtorët e Ndërmarrjes në përdorimin e pajisjeve dhe programeve të TI së;
  • Administron dhe bënë mirëmbajtjen, rregullimin e kamerave të sigurisë në Ndërmarrje;
  • Bënë instalimin dhe mirëmbajtjen e licencave për të gjithë stafin e Ndërmarrjes;
  • Është administrator në të gjitha pajisjet teknologjike të stafit të Ndërmarrjes;
  • Merr pjesë në komisione pune sipas caktimit nga mbikëqyrësi;
  • Për punën e tij harton raporte periodike të rregullta;
  • Kryen punë dhe detyra tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës, të cilat kërkohen nga udhëheqësi.

IV. Kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës;

  • Diplomë universitare;
  • 2 vite përvojë pune në lëminë e Teknologjisë Informative;
  • Të ketë Certifikatë në fushën e Teknologjisë Informative nga Institucionet e Licencuara në vend.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira komunikuese në të folur dhe të shkruar si dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve sipas prioriteteve;
  • Aftësi të shkëlqyeshme për të ofruar konsultim dhe aftësi të mira ndër personale;
  • Të ketë etikë në punë dhe integritet.

V. Specifikimi i dokumenteve/dëshmive përkatëse për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të vendit të punës;

  • Kandidatët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:
  • Formulari i kërkesës për punësim (aplikimit);
  • Kopje e letërnjoftimit; CV; Certifikata e lindjes. Letër motivimi;
  • Dëshmitë mbi Shkollimin dhe kualifikimin profesional e noterizuar;
  • Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe e noterizuar.
  • Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
  • Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
  • Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit);
  • Lista e dokumenteve të dorëzuara.

VI. Informata nëse emërimi është me afat të caktuar apo të pacaktuar, dhe kohëzgjatja e periudhës provuese:

  • Lloji i kontratës: Kontratë në kohë të caktuar për periudhë prej gjashtë (6) muajsh, me mundësi vazhdimi.
  • Periudha provuese: 6 muaj, gjatë të cilëve, punëdhënësi dhe i punësuari mund të ndërpresin marrëdhënien e punës me njoftim paraprak prej 7 ditësh.

VII. Datën dhe orën e saktë të përmbylljes së konkursit:

  • Konkursi është i hapur nga data 15.01.2025 deri me datën 29.01.2025.

VIII. Mënyra e aplikimit në konkurs:

  • Dokumentet e kërkuara: Të gjithë kandidatët duhet të skanojnë të gjitha dokumentet që kërkohen sipas pikës V dhe t’i dërgojnë ato, së bashku me kërkesën për punësim/aplikacionin, në adresën e-mailit: [email protected].
  • Kthimi i informacionit: Njësia e Burimeve Njerëzore do të sigurojë informacion për pranimin e kërkesave për punësim/aplikacioneve.
  • Sqarime të tjera: Njësia e burimeve njerëzore e institucionit publik ofron sqarime të nevojshme për kandidatët lidhur me kriteret e konkursit publik gjatë fazës së aplikimeve.

IX.Mënyra e vlerësimit dhe kriteret e poentimit:

  • Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistimit (testim me gojë).
  • Kalueshmëria është arritja e së paku 55 pikëve nga të gjitha fazat e konkursit.

X. Kalendar i procedurës së rekrutimit:

  • Pas mbylljes së afatit të konkursit, njësia e burimeve njerëzore do të verifikojë aplikimet brenda 7 ditëve dhe do të konfirmojë përmbushjen e kritereve nga kandidatët.

XI. Shënimi për aplikacionet e dërguara pas afatit:

  • Aplikacionet e dërguara pas datës 29.01.2025 nuk do të shqyrtohen.

U skladu sa odredbama Zakona o radu br. 03/L-212, na osnovu člana 6. Administrativnog uputstva MFPT br. 01/2024 o regulisanju procedura konkursa u javnom sektoru, na osnovu člana 13. Pravilnika o radnim odnosima br. 1/1138 od 14.11.2024, na osnovu Pravilnika o unutrašnjoj organizaciji i sistematizaciji radnih mesta br. 1/1373 od 22.11.2024, i nakon razmatranja zahteva i dostavljene dokumentacije, izvršna direktorka N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. u Prištini, dana 15.01.2025, donosi:

JAVNI KONKURS

Za popunjavanje slobodnog radnog mesta

I. Naziv radnog mesta:

Tehničar za IT u Odeljenju za administraciju (jedno radno mesto);

II. Visina mesečne plate za radno mesto:

Koeficijent 3.50, plus topli obrok i radno iskustvo, koje se obračunava sa 0.5% za svaku punu godinu radnog iskustva.

III. Kratak opis posla, u kojem se navodi cilj radnog mesta, kao i glavne dužnosti i odgovornosti:

  • Upravljanje i nadgledanje informatičke opreme preduzeća;
  • Odgovoran za održavanje i funkcionisanje servera preduzeća i informatičke tehnologije preduzeća;
  • Održava i prati kontinuirano funkcionisanje internetske i intranet mreže;
  • Odgovoran za instalaciju, konfiguraciju i održavanje mreže i IT opreme (PC, štampači, itd.);
  • Odgovoran za održavanje infrastrukturnog sistema, kao i novih sistema koji će biti implementirani;
  • Odgovoran za razvoj i implementaciju novih tehnoloških projekata u preduzeću, uključujući izradu aplikacija korisničkog interfejsa, razvoj sistema baza podataka, korišćenje novih tehnologija, itd.;
  • Održava servere preduzeća;
  • Upravljanje web sajtom, razvoj i održavanje novih sistema koji se mogu razviti unutar IT sektora za potrebe preduzeća;
  • Briga o IT opremi u preduzeću kako bi se omogućio lakši rad osoblju;
  • Održava i instalira novu opremu u mreži u glavnoj zgradi i pratećim objektima preduzeća;
  • Pomoć zaposlenima u korišćenju IT opreme i programa;
  • Upravljanje i održavanje sigurnosnih kamera u preduzeću;
  • Instalira i održava licence za sve zaposlene u preduzeću;
  • Administrator je na svim tehnološkim uređajima zaposlenih u preduzeću;
  • Učestvuje u radnim komisijama prema dodeli nadređenog;
  • Za svoj rad sastavlja redovne izveštaje; • Obavlja i druge poslove koji su u vezi sa opisom radnih zadataka, a koje traži nadređeni.

IV. Opšti i posebni kriterijumi za radno mesto:

  • Diplomirani fakultet; 
  • 2 godine radnog iskustva u oblasti informatičkih tehnologija;
  • Sertifikat u oblasti informatičkih tehnologija od licenciranih institucija u zemlji;
  • Dobre poznavanje engleskog jezika;
  • Dobre komunikacione veštine u govoru i pismu, kao i sposobnost rešavanja problema prema prioritetima;
  • Izvrsne sposobnosti za savetovanje i dobre međuljudske veštine;
  • Profesionalna etika i integritet.

V. Specifikacija potrebnih dokumenata/potvrda za dokazivanje ispunjavanja opštih i posebnih kriterijuma:

  • Kandidati zainteresovani za ovo radno mesto treba da prilože sledeće dokumente:
  • Formular za prijavu za posao (aplikaciju);
  • Kopija lične karte; CV; Uverenje o rođenju; Motivaciono pismo;
  • Dokazi o obrazovanju i profesionalnim kvalifikacijama overeni od strane notara;
  • Diplome sa stranih univerziteta moraju biti nostrifikovane od strane Ministarstva obrazovanja, nauke i tehnologije i overene od strane notara;
  • Potvrda o radnom iskustvu/izdana od odgovarajuće institucije, koja definiše radnu poziciju i trajanje angažovanja na toj poziciji;
  • Izveštaji o penzionim doprinosima (ne zahteva se za radno iskustvo pre osnivanja Penzionog fonda Kosova i za iskustva kada poslodavci nisu bili obavezni da uplate doprinose u ovaj fond);
  • Uverenje od nadležnog suda da se ne vodi krivični postupak i da kandidat nije osuđivan za izvršenje krivičnog dela (ne starije od 6 meseci od datuma izdavanja);
  • Lista dostavljenih dokumenata.

VI. Informacije o tome da li je imenovanje na određeno ili neodređeno vreme, i trajanje probnog perioda:

  • Vrsta ugovora: Ugovor na određeno vreme za period od šest (6) meseci, sa mogućnošću produženja.
  • Probni period: 6 meseci, tokom kojih poslodavac i zaposleni mogu raskinuti radni odnos uz prethodnu obavest od 7 dana.

VII. Datum i vreme zatvaranja konkursa:

  • Konkurs je otvoren od 15.01.2025. do 29.01.2025.

VIII. Način prijave na konkurs:

  • Potrebni dokumenti: Svi kandidati treba da skeniraju sva dokumenta koja se traže prema tački V i pošalju ih zajedno sa prijavom na posao na e-mail adresu: [email protected].
  • Povratne informacije: Jedinica ljudskih resursa će obezbediti informacije o prijemu prijava.
  • Dodatna pojašnjenja: Jedinica ljudskih resursa institucije će pružiti potrebna pojašnjenja kandidatima u vezi sa kriterijumima konkursa tokom faze prijava.

IX. Način vrednovanja i kriterijumi za ocenjivanje:

  • Vrednovanje kandidata će se vršiti putem pisanog testa i usmenog intervjua.
  • Uspeh je postignut ako kandidat postigne najmanje 55 poena u svim fazama konkursa.

X. Kalendar procedure zapošljavanja:

  • Nakon isteka roka za prijavu na konkurs, jedinica ljudskih resursa će proveriti prijave u roku od 7 dana i potvrditi ispunjavanje kriterijuma od strane kandidata.

XI. Napomena u vezi sa prijavama poslatim nakon roka:

  • Prijave poslate nakon 29.01.2025. neće biti razmatrane.