www.ofertapune.net Teknik i Instalimeve dhe Përkrahjeve në Rrjetat Kabllore | PunaIme

Teknik i Instalimeve dhe Përkrahjeve në Rrjetat Kabllore

Kompania

InterAdria

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-04-2024

Data e perfundimit

23-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

InterAdria është kompani e zhvillimit softuerik dhe telekomit e cila ofron shërbime të ndryshme, që sot janë të njohura si disa nga nevojat më të rëndësishme për shoqërinë tonë. 

https://interadria-ks.com/

Ne kërkojmë punëtor të motivuar të bashkohen me ekipin tonë për pozitën:

Teknik  i instalimeve dhe përkrahjeve në rrjetat kabllore

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Instalimi i pajisjeve për internet dhe kabllovik;
  • Konfigurimi i pajisjeve dhe mirëmbajtja e rrjetit;
  • Testimi i pajisjeve sipas standarteve përkatëse dhe zgjedhja e problemeve në kohë duke përmbushur kërkesat dhe nivelin e shërbimit;
  • Identifikimi i dëmtimeve dhe mobilizimi i të gjitha burimeve për të zvogëluar kohën e zgjidhjes së incidentit;
  • Propozon zgjidhje përfundimtare të problemeve.
  • Detyra tjera të përcaktuara nga eprori;

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Eksperiencë e punës ( e preferueshme);
  • Certifikim në IT Essential ose CCNA ( e preferueshme);
  • Bashkëpunues me ekipin;
  • Aftësi komunikimi;
  • Patent shofer, kategoria “B”;

Të interesuarit mund ta dërgojne CV-në e tyre në e-mail adresën: [email protected]

Data e fundit e aplikimit : 11.04.2024