www.ofertapune.net Teknik i Farmacisë | PunaIme

Teknik i Farmacisë

Kompania

Matkos Pharm

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-03-2022

Data e perfundimit

27-03-2022

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Farmaci

    “Matkos Pharm” Sh.P.K është kompani e cila mirret me distribuimin e e produkteve dhe pajisjeve medicinale në tërë territorin e Kosovës. Si rezultat i rritjes dhe zgjerimit të afarizmit, jemi në kërkim të një kandidati të kualifikuar, profesional dhe dhe të motivuar për pozitën e punës:   

Teknik i Farmacisë

      Kërkesat për pozitën e punës: 

  • Diplomën e shkollës së mesme të mjekësisë – dega farmaci.
  • Liçencën valide si teknik i farmacisë.
  • Të jetë i motivuar për punë dhe zhvillim afatëgjatë.
  • Të zotërojnë njohuri për praktikën e mirë të ruajtjes dhe distribuimit të produkteve farmaceutike dhe paisjeve medicinale.
  • Të zotërojn njohuri për produktet farmaceutik dhe paisjeve medicinale në përgjithësi.
  • Referencat dhe eksperienca  në njërën nga kompanitë farmaceutike lokale do të merret si  përparësi. 
  • Të posedojnë patent shofer
  • Kandidatët që do të ftohen për intervistë duhet të dëshmojnë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike.

Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë,  ju inkurajojmë të dërgoni një letër  motivuese dhe CV-në  tuaj  në  e-mail adresën:  [email protected], Konkursi mbetet i hapur deri më: 27 Mars 2022, dhe do të kontaktohen vetëm kandidatët e zgjedhur për intervistë. 


Aneks 1               Përshkrimi i punës

Pozicioni : Teknik i farmacise

Vendi i punës:   Zyra kryesore, rr.Shpetim Robaj nr.289, Prishtinë

Përgjegjësitë kryesore

  • Pergaditja dhe mirembajtja e kushteve teknike te farmacise ne Depo.
  • Pranimin dhe kontrollimin e mallit sipas specifikave te kerkuara ne Depo;
  • Kontrollimin e hapsirës për ruajtjen e tyre në përputhje me udhëzuesit;
  • Kujdeset dhe mirëmban afatet e skadimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale në depo;
  • Kujdeset që të gjitha produktet dhe pajisjet medicinale në depo janë në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Mbikëqyrë mjetet me të cilat bëhet transporti i tyre;
  • Bashkëpunon me departamentin e furnizimit për organizimin e punës, në terma të evidentimit të porosive që do të pranohen apo dorëzohen;
  • Bën procesimin e porosive dhe përgatitjen e tyre për dorëzim/pranim sipas rregullave të brendshme të kompanisë;
  • Bën pergaditjen dhe dorëzimin e porosive të derguara nga institucionet me të cilat kemi kontrata;
  • Kryen inventarizime (kontrolla) të rregullta të mallit, duke u sigurar se sasia fizike e mallit përputhet me sasinë e regjistruar ne sistem;
  • Kujdeset qe te ket ambient të pastër dhe të sigurtë të punës duke organizuar punen sipas rregullores së kompanisë, duke optimalizuar kështu shfrytëzimin e hapësirës punuese;