www.ofertapune.net Teknik i Elektroteknikës | PunaIme

Teknik i Elektroteknikës

Kompania

KEDS

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

08-05-2024

Data e perfundimit

24-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i sistemit të operimit më datë 08-05-2024 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Monton, instalon, teston dhe riparon rrjetin elektrik të TM dhe TU, linjat 35kV, 10(20), 6 kV dhe 0.4 kV, NS 35/10 kV dhe NS 10(20)/0.4 kV), pajisjet, aparaturat, materialet;
  • Përcakton prishjet në rrjetin elektrik të distribucionit, stabilimente dhe komponentë, duke përdorur pajisjet për testim dhe mjete dore, për të gjetur shkakun e prishjes dhe për të bërë evitimin e prishjes;
  • Inspekton rrjetin elektrik, stabilimentet, pajisjet dhe elementet e tjera të sistemit për identifikim të rreziqeve, defekteve, dhe nevojën për rregullim apo riparim, në pajtueshmëri me kodin e rrjetit;
  • Operon me pajisje të tensionit të mesëm, si: ndërprerës të fuqisë, ndarës, transformator, etj;
  • Teston elementet e sistemit, përmes pajisjeve testuese të përshtatshme për siguri sipas udhëzimeve;
  • Instalon, teston dhe riparon kabllot energjike të TM dhe TU;
  • Përdorë pajisjen e dorës (HHU), teknologjinë dhe/ose pajisjet tjera të ngjashme siç është i trajnuar;
  • Kontrollon mungesën e energjisë nga detektorë të dizajnuar për çdo nivel të tensionit, tokëzimit dhe sigurimit të vendit të punës, përdorimin e etiketave të nevojshme;
  • Shfrytëzon çdoherë pajisjet për mbrojtje në punë;
  • Kryen edhe detyra tjera që i delegohen nga udhëheqësi.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Shkollë e mesme Teknike, drejtimet: Elektroenergjetikë, Instalues Elektrik, Makina Elektrike ose Çertifikatë valide në Instalime Elektrike apo Elektroenergjetikë
  • Minimum 1 vit eksperiencë pune në fushën e Energjetikës apo lëmi të ngjashme;
  • Përdorim elementar i pajisjeve teknologjike (IPAD, Telefon i mençur, Kompjuter);
  • Aftësi të forta të zgjidhjes së problemeve dhe person i vëmendshëm në detaje;
  • Bashkëpunues dhe mbështetës në punët e përditshme të departamentit.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.