Teknik/e në dhomën e Autokllavit (2)
Data e publikimit
07/11/2020
Data e perfundimit
21-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Titulli i vendit të punës: Teknik në dhomën e Autokllavit në QKMF
Institucioni: Komuna e Gjakovës
- Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – QKMF
- Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
- Numri i Pozitave: (2) dy
- Titulli i mbikëqyrësit: Shefi i Njësisë
- Grada/Koeficienti: 4.80
- Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pa caktuar
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas
Detyrat dhe përgjegjësitë për Teknik në dhomën e Autokllavit
- Bënte sterilizimin e medikamenteve mjekësorë;
- Mbanë evidenca për pasijetë e sterilizuar dhe atyre qe kane nevoja te sterilizohen;
- Bene shpërndarjen e materialeve te sterilizuar;
- Pranon materialin qe ka nevojë për sterilizim;
- Mirëmban dhe kujdeset për funksionalitetin e sterilizatorve;
- Kryen edhe pune tjera ne baze te përgatitjes profesionale dhe qe i kërkohen nga udhëheqësi.
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme të Mjekësisë;
- Të jetë infermier/e e regjistruar dhe licensuar në MSH;
- Të ketë shkathtësi pune i/e pavarur dhe në ekip;
- Të ketë njohuri të punës me kompjuter;
- Të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo
Dokumentet e nevojshme:
- Formulari i aplikimit i plotësuar;
- Rezymeja Personale (CV);
- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
- Diplomat e kualifikimit;
- Kopjen e licencës;
- Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
- Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal);
- Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga
Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 07.11.2020 deri 21.11.2020 (16:00)
Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhesë në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë,
Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/
-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen