Teknik/e laborant mjekësor, Personel Teknik
Data e publikimit
23/09/2020
Data e perfundimit
06-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Administratë
Në mbështetje të Ligjit të punës nr.03/L-212 neni 8, pika 1 dhe 2, Ligjit të shëndetësis 04/L-125, neni 3, të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 dhe statutit të QKMF-së, Drejtoria e DSHMS, me datë 22.09.2020 shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës me orar të plotë:
- Teknik laborant mjekësor 1 pozitë,
- Personel teknik-Pastrues 1 pozitë,
Vendi i punës: QKMF, QMF, AMF – Obiliq.
Kushtet profesionale:
I-Teknik laborant mjekësor- një pozitë
Koeficienti: H-59
Lloji dhe vendi i punës: i karrierës.
Periudhë provuese 6 muaj me mundësi vazhdimi, orari i plotë .
Kushtet profesionale :
- përgatitja e mesme
- profesioni- Teknik Laborant mjekësor, biologji, kimi.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Punon analizat Laboratorike në lëmin e hematologjisë dhe biokimisë,
- bën pregaditjen për sterilizimin e instrumenteve të nevojshme laboratorike për marrjen e materialit laboratorik nga pacientët,
- kryen sterilizimin e mjeteve laboratorike,
- bën regjistrimin, klasifikimin, pagesat dhe shpërndarjen e rezultateve laboratorike, sipas udhëzimit mjekësor nga mjekët specialistë merr material edhe në shtëpi të pacientëve,
- kujdeset për përdorimin e inventarit dhe pajisjeve mjekësore në mënyrë të rregullt dhe përgjigjet për gjendjen e tyre,
- regjistron materialin e marrë në formular,
- mbanë në mënyrë të rregullt dokumentacionin mjekësor,
- merr pjesë në aktivitetet e EVP në mënyrë që të freskojë dhe avancojë njohuritë dhe standardet e punës së laborantit,
- kryen edhe punët tjera të Laboratorit sipas urdhrit të shefit të sektorit Diagnostikues dhe Laborantit Përgjegjës,
- për punën e vetë i përgjigjet Laborantit Përgjegjës të njësisë së Laboratorit
Njohuritë, Aftësitë dhe Zotësitë:
- Respektimi i dinjitetit në paraqitje
- Aftësi shumë të mira komunikuese me palët dhe stafin
- Respektimi i kodit të veshjes uniformë të institucionit
- Gatishmëri për aftësim të mëtutjeshëm, duke përfshirë pjesëmarrjen në trajnime dhe punëtori, që mendohen si të dobishme për ngritjen profestonale dhe mbështetjen e institucionit.
Të gjithë të interesuarit për konkurrim janë të obliguar të sjeliin dokumentacionin e nevojshëm dhe valid:
- Kërkesën,
- Licencën e punës,
- Dokumentin e identifikimit,
- Diplomën e shkollimit,
- Vërtetimin nga Gjykata që dëshinon që nuk ka ndonjë procedurë hetimore,
- Certifikata e gjendjes shëndetësore.
Vërejtje: Dokumentacioni i cili i bashkëngjitet aplikacionit duhet të jetë kopje i nostrifikuar- saktësuar.
II. Personel teknik-Pastrues 1 pozitë,
Koeficienti: H-74
Lloji dhe vendi i punës: i karrierës.
Periudhë provuese 6 muaj me mundësi vazhdimi.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të kujdeset për pastrimin e Objelctit të QKMF-së dhe objekteve tjera shëndetësore.
- T’i përgjigjet çdo ftese sipas nevojës të porositësit të shërbimeve për punë në QKMF dhe sipas nevoje në Objektet tjera shëndetësore.
- Pastrimi i dritareve, dyerve, tarasave (ballkonet)
- Të njoftojë me kohë porositësin e shërbimeve për mungesën e paisjeve dhe materialit higjieno-Sanitare;
- Si dhe shërbime të tjera që rrjedhin nga natyra e punës së pastrueses.
- Mirëmbajtja e përgjithshme e objektit dhe sigurimi i nivelit të lartë të pastertisë në të gjitha hapësirat e objektit/objekteve të Institucionit.
- Kujdesi dhe mbajtja e pastertisë në sallat e iigjeratave, laboratoreve, pastrimin e rregullt të hapsirës.
- Kujdesi dhe mbajtja e pastërtisë në lë gjitha ordinancat e punës, duke përfshirë pastrimin e iregullt të tyre dhe inventarit.
- Kujdesi dhe mbajtja e pastertisë ditore të nyjeve sanitare Kujdesi i rregullt ndaj luleve mbrenda dhe jashtë objektit/Objekteve të lnstitucionit.
- Si dhe shërbime të tjera që rrjedhin nga natyra e punës.
Njohurite, Aftësitë dhe Zotësitë:
- Respektimi i dinjitetit në paraqitje
- Aftësi shumë të mira komunikuese me palët dhe stafin
- Respektimi i kodit të veshjes uniformë të institucionit
Kushtet për punësim:
- Së paku të kete të kryer shkollën fillore;
- Të mos jetë i/e ndjekur penalisht.
Te gjithë të interesuarit për konkurrim janë të obliguar të sjcllin dokumcntaeionin c nevojshëm dhe valit:
Dokumentacioni i nevojshëm;
- Kopja e dokumentacionit të kuaIifikimit(diploma e shkollës fillore) e nostrifikuar.
- Kopja e letërnjoftimit,
- Certifikata e lindjes apo ekstrakti i lindjes,
- Dëshmi që nuk jeni i ndjekur penalisht.
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.
Data e shpalljes së konkursit 22.09.2019 deri më 06.10.2019.
Kërkesa për konkurrim merret dhe dorëzohet në zyrën pritëse në objektin e Komunës, Obiliq (nga ora 8:00 – 15:30) Rruga “ Hasan Prishtina “ 15000.