Teknik/e Laborant (2)
Data e publikimit
16/11/2020
Data e perfundimit
30-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së në Vushtrri, nr.765 të datës 12.10.2020, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:
KONKURS
- Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
- Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare
- Titulli i vendit të punës: Teknik Laborant në QKMF– Vushtrri.
- Numri i pozitave: Dy (2);
- Titulli i mbikëqyrësit: Kryelaboranti në QKMF Vushtrri;
- Grada/Koeficienti: 5.4 – H59;
- Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
- Periudha e punës provuese: Gjashtë (6) muaj;
- Orët e punës: 40.
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:
- Kryejnë punët rreth marrjes së mostrave hematologjike prej pacientëve.
- Kryejnë punët rreth regjistrimit, klasifikimit, dhe shpërndarjes së rezultateve
- Kryejn edhe punët tjera të laborantit sipas urdhrit të shefit të Sektorit të Diagnostikës dhe Kryelaborantit.
- Për punën e vetë i përgjigjet Kryelaborantit të njësisë së
Kualifikimi profesional, aftësitë:
- Diplomë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë – Dega Teknik Laborant;
- Licenca e Punës.
Dokumentet e nevojshme:
- Ekstrakti i lindjes (kopje);
- Diploma e Shkollës së Mesme të Mjekësisë- Dega Teknik Laborant (kopje);
- Dëshminë se nuk është nën hetime (kopje);
- Letërnjoftimi (kopje).
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 16.11.2020 deri 30.11.2020.
Paraqitja e kërkesave
Tё gjithë kandidatët e interesuar, duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.
Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen.
Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor.
Të gjitha dokumentet të dorëzohen të kopjuara. Dokumentacioni nuk kthehet.
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/