Teknik/e i/e Faramacisë
Data e publikimit
04/09/2020
Data e perfundimit
15-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
Në bazë të Vendimit të Drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Skenderaj
nr.08-111701-0037364120 të datës 28.08.2020 për lejimin e shpalljes së konkursit për vendet e
lira të punës për nevojat e QKMF-së në Skenderaj e në përputhje me nenin 7,8,10 parg 1
nënparagrafi 2.1, nenit 15 pargrafi 1.2 dhe 3 të Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës nr.03IL-
212, neni 4 i Udhëzimit Administrativë nr.0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit
në Sektorin Publik, QKMF në Skenderaj publikon këtë :
KONKURS
PËR PRANIM NË MARRËDHËNIE PUNE
Titulli i vendit të punës : Teknik/e i/e Faramacisë një (1) pozitë (zëvendsim deri sa të
kthehet punëtorja nga pushimi i lehonisë)
Kategoria dhe grada e vendit të punës:
Koeficienti : (4.80) H-377 , H-70
Orari i punës 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës sipas Ligjit të Punës nr.031L-212
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Kryen të gjtiha punët dhe detyrat e Teknikut të Farmacisë.
- Kontrollon gjendjen gjatë pranimit të materialit në barnatore ku punon.
- Respektimin e të drejtave të shfrytezuesve të shërbimeve shëndetësore.
- Mbajtjen e dokumentacionit të Teknikut të Farmacisë-Infermierisë, në atë mënyrë qe të
mos demtoi imazhin e Institucionit ku punon. - Bënë ndarjen e barërave sipas reçetave.
- Udhëzon pacientet për përdorimin e drejtë të barërave (si duhet të përdoren ) dhe duhet të
këtë sjellje korrekte ndaj tyre. - Jep edhe informata tjera mbi mënyren e përdorimit të barërave.
- Bënë rregullimin logjik të barërave dhe rregullimin e tyre sipas datës së skadimit.
- Bënë rregullimin e etiketave të rafteve, dhe rregullimin e kartelave të barërave .
- Kujdeset për higjenen e ambientit Ku punon dhe respekton orarin e punës.
- kryen të gjitha shërbimet tjera në lëmin përkatës.
- Kryen edhe punë tjera sipas Urdherit të Drejtorit, Zv.Drejtorit dhe stafit tjetër Udhëheqes
të QKMF-së, para të cilëve për punën e vet i’u përgjigjet. - Detajet e tjera të detyrave dhe përgjegjësive do të përshkruhen në kontratën e punës.
Kushtet e Konkursit: Kandidati/ja të cilët konkurojnë për këto pozita përveq kushteve të
përgjithshme të parapara me Ligj duhet të kenë të përfunduar:
- Shkollën e Mesme të Mjekësisë-Teknik/e i/e Farmacisë
- Licencën e punës.
Dokumentet e kërkuara:
- Kopja e Diplomës së Shkollës së Mesme të Mjekësisë – Teknike ile Farmacisë
- Kopjen e Licencës së Punës
- Çertifikatën e Lindjes
- Kopjen e letërnjoftimit
- Çertifikatën qe nuk është i dënuar dhe nën hetime
- Çdo dokument tjeter apo çertifikatë trajnimi që kandidat-ifja e vlerëson të nevojshme që i
përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë. - Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter —e deshirueshme.
Çdo aplikues duhet te plotësoi dhe derëzoi dokumentacionin me sa vijon:
- Fletë aplikacionin e plotësuar
- Dokumentacionin mbi përgatitjen dhe kualifikimin profesionallkopje) e noterizuar.
Të gjithë kandidatet të cilët hyjnë në listën e ngushtë, do të ftohen në intervistë, dhe për datën e
mbajtjes së intervistës do të njoftohen me kohë dhe do të intervistohen nga Komisioni
Intervistues .
Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në administratën e QKMF-së Skenderaj nga ora 08:00 deri në ora 15:00.
Dokumentacioni i cili nuk ju përgjigjet kërkesave dhe specifikave të Konkursit si dhe
dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai qe arrinë me vonesë , nuk do të shqyrtohen.
Të drejtë për aplikim kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës
Afati për aplikim është pesëmbëdhjetë (15) ditë.