www.ofertapune.net Technical Support | PunaIme

Technical Support

Kompania

StaffiX

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-09-2023

Data e perfundimit

20-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

POZITA:                 Technical Support

REFERENCA:         SX-016/2-23

QYTETI:                Prishtinë

PAGA:                   500 €

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e IT-së dhe Sistemeve të Sigurisë, jemi në kërkim të kandidatëve profesionistë dhe ambicioz për pozitën Technical Support.                 

PËRGJEGJËSITË:

  • Të komunikoj me klientët përmes telefonit apo emalit me qëllim të zgjedhjes së problemeve teknike
  • Të bëjë identifikimin e problemit dhe të hulumtoj për zgjidhjet e çështjeve të softuerit dhe harduerit
  • Të organizojë dhe menaxhojë operacionet e përditshme në bazë të kërkesave të klientëve në sistemin e tiketave
  • Në rastet kur nuk mund të bëjë zgjedhje të delegoj rastin te ekipet e brendshme përkatëse
  • Të reagoj në kohë të shpejtë ndaj problemeve dhe të sigurohet që klientin e ka kuptuar zgjidhjen
  • Të bëjë kontrollimin e sigurisë elektrike në pajisje, të testojë dhe të vlerësoj teknologjitë e reja

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor
  • Minimum 1 vit përvojë pune në shitje ose shërbimin ndaj klientëve
  • Preferohet përvojë pune në fushën e IT-së, në instalime dhe në konfigurime të sistemeve të sigurisë dhe sistemeve smart-home dhe instalime te rrymës
  • Certifikim në Cisco, Linux ose Microsoft do të ishte përparësi
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office
  • Të ketë vetë iniciativë për të punuar i/e pavarur dhe në grup
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit

OFERTA:

  • Paga fillestare 500 Euro neto
  • Orari i punës prej 08:00 deri 16:00, nga e Hëna deri të Shtunën
  • Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale
  • Mundësi për të punuar në një kompani me ekip profesional dhe kreativ

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 24.09.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.