Strategic Business Development CEO-s Assistance (DE/EN)
Data e publikimit
04-12-2024
Data e perfundimit
03-01-2025
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Kompania: Baruti AG, Dega në Kosovë
Lokacioni: Prishtinë. Hybrid
Pozita: “Strategic Business Development CEO-s Assistance (DE/EN)”
Përshkrimi i Kompanisë: Baruti AG është një kompani e njohur me seli në kantonin e Lucernit në Zvicër. Ne ofrojmë shërbime telefonike për rajonin DACH që nga viti 2012 dhe kontribuojmë në transferimin e njohurive në Kosovë përmes bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare.
Përshkrimi i Pozitës: Për të ndihmuar në rritjen tonë dhe për të mbështetur CEO-n e kompanisë, ne po kërkojmë një person të përkushtuar dhe me mendim strategjik për fushën e zhvillimit të biznesit “Strategic Business Development CEO-s Assistance (DE/EN)”.
Detyrat:
- Identifikimi i mundësive të tregut, fushave të reja të biznesit dhe partneriteteve potenciale.
- Analizë e tregut, konkurrencës dhe trendeve për zhvillimin e strategjive të rritjes.
- Hartimi i fushatave të shitjeve për tërheqjen e klientëve.
- Përgatitja e prezantimeve të kompanisë, dokumenteve të tenderëve, ofertave, udhëheqja e negociatave dhe përpilimi i kontratave.
- Përgatitja dhe pjesëmarrja në evente vjetore B2B.
- Mbështetje e menaxhmentit ekzekutiv në trajtimin e çështjeve strategjike dhe konceptuale.
- Organizimi dhe përgatitja e takimeve dhe konferencave.
- Mbështetje në proceset e zhvillimit, duke përfshirë bashkëpunimin ose menaxhimin e projekteve.
Kërkesat:
- Diplomë universitare në ekonomi, marketing ose një fushë të ngjashme.
- Iniciativë personale, mendim sipërmarrës dhe aftësi për të menaxhuar projekte komplekse.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës gjermane dhe angleze (në nivel C1+).
- Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e MS-Office (veçanërisht Excel dhe PowerPoint).
- Aftësi të mira koordinuese dhe organizative.
- Menaxhim i shkëlqyer i kohës dhe vetvetes.
- Aftësi të forta analitike.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkuruese.
- Sigurim shëndetësor.
- Shpërblime me udhëtime për punëtorët e dalluar.
- Evente të rregullta ekipore.
- Një ambient i këndshëm pune me një ekip të motivuar
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]
apo klikoni në www.career.baruti.ch për të plotësuar aplikacionin.