Stomatolog/e
Data e publikimit
18-03-2022
Data e perfundimit
26-09-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Shëndetësi
RN00008425
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 15/02/2022
Afati për aplikim: 17/03/2022 – 31/03/2022
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
Për themelimin e mardhënies së punës me afat të pacaktuar
- Titulli i vendit të punës: Stomatolog/e
- Institucioni Komuna Fushë Kosovë
- Drejtorati: Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
- Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit publik
- Numri i Pozitave: 1 ( një)
- Titulli i mbikqyrësit: Shefi i Njësisë, Kryeshefi i departamentit të MF-OKMF-së
- Grada/koeficienti: H-26 Gr.St. H-565 7.2
- kohëzgjatja e emërimit: Në kohë të pacaktuar
- Vendi i punës: QKMF “ Dr. Fatmir Krasniqi” Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen shërimin konservativ dhe ekstrakcionin e dhëmbëve,
- kryen intervenime të vogla (imëta) kirurgjike,
- përcjell patologjinë e dhëmbëve dhe të gojës te fëmijët parashkollor,shkollor dhe rinisë
- kontrollon punën e teknikut të dhëmbëve dhe asistentit të dhëmbëve,
- bashkëpunon ngusht me mjekët tjerë Stomatolog,
- përgjigjet për përdorimin e mirëfillt të paisjeve stomatologjike,
- përcjell të arriturat më të reja dhe i zbaton ato në punën e vet,
- sipas orarit kujdestaron natën,të shtunave,të dielave dhe festave shtetërore.
- për punë e tijë i udhëheqësit të drejtëpërdrejtë, Kryeshefit të M.F dhe Drejtorit.
Kushtet dhe kriteret:
- të jet shtetas j/e Republikës së Kosovës (kopja e Letërnjoftimit),
- të ketë zotësi të plotë për të vepruaer,
- të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare,në pajtim me Ligjin mbi gjuhët,
- të jetë i/e aftë në pikëpamje shëndetësore (Certifikata e mjekut,pas pranimit në mardhënie pune),
- të mos jet i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje (dëshmi me shkrim nga Organi kompetent),
- të mos ketë në fuqi një masë diciplinore për largim nga një pozitë e Zyrtarit publik,
- të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë (Diploma ose Certifikata-fotokopje)
- personat që kan diplomuar jashtë R.së Kosovës, duhet të kenë të nostrifikuara diplomat në MASHT,
- të jetë i/e regjistruar dhe licencuar në M.SH. (Licenca e punës),
- të ketë aktivitete dhe trajnime të realizuara dhe të dëshmuara,
- të ketë shkathtësi pune jfe pavarur dhe në ekip,
- të ketë njohuri të punës me Kompjuterë .
- e dëshirueshme- posedimi i lejes së vozitjes Kategoria “B” dhe
- të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet,pa dallim moshe, gjinie, etnie religjioni ose race.
Dokumentacioni i nevojshëm
- të ketë të kryer aftësimin adekuat profesional,
- të jetë i regjistruar në M.SH. (liçenca e punës)
- formulari mbi aplikacionin (i plotësuar),
- syzhea personale-CV,
- certifikatë se nuk jeni nën hetime (origjinali)
- dokumenti personal (letërnjoftimi ose pasaporta)
- certifikata e mjekut (pas përzgjedhjes nga Komisioni).
- certifikata e mjekut (pas zgjedhjes nga Komisioni).
INFORMATË E PËRGJITHËSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Mënyra dhe afati i aplikimit
Pranimi në detyrë, bazohet në parimet e mundësive të barabarta, meritës dhe integriteti, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe proporcional gjinor dhe të komuniteteve. Procesi përzgjedhës do të bazohet gjithashtu në një proces profesional transparent e të
drejtë, bazuar në vlerësimin e njohurive , aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve, ku
përfshihet një testim me shkrim dhe me gojë.
Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit konkursi.rks-gov.net është nga data:15,02.2022,deri më:16.03.2022.
Afati për paraqitjen e aplikacioneve, është 15 ditë,nga data:17.03.2022,deri më: 31.03.2022, ditëve të punës, nga ora 08,00 deri në ora 15,00.
Përveç webfaqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqen zyrtare të Komunës.
Aplikacionet merren në-Arkivë e Komunës ose mund të shkarkohet nga web-faqja zyrtare e Komunës së Fushë Kosovës, dhe të plotësuara dorëzohen personalisht në Arkivë ose dërgohen me postë në adresën: Komuna Fushë Kosovë, Rruga “Tahir Zemaj” nr.2.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë dhe aplikacionet e pakumpletuara nuk do të pranohen.