www.ofertapune.net Stomatolog/e | PunaIme

Stomatolog/e

Kompania

Komuna e Vushtrrisë

Lokacioni

Vushtrri

Data e publikimit

10-03-2022

Data e perfundimit

28-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Shëndetësi

RN00008351
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 07/02/2022
Afati për aplikim: 10/03/2022 – 24/03/2022

Në mbështetje të nenit 67, 68 dhe 69 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, në bazë të Udhëzimit  Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe në bazë të  vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së “Dr. Safet Idrizi” në Vushtrri, nr 99 të datës 31.01.2022,  Komuna e Vushtrrisë, shpall: 

K O N K U R S 

  • Institucioni: Komuna e Vushtrrisë; 
  • Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale 
  • Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Safet Idrizi” – Vushtrri 

Titulli i vendit të punës: 

  • Doktor i Stomatologjisë në QKMF “Dr. Safet Idrizi”– Vushtrri. 

Numri i pozitave: Një (1);
Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i QKMF;
Grada/Koeficienti: 7.20;
Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Periudha e punës provuese: Gjashtë (6) muaj.
Orët e punës: 40. 

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive: 

  • Ofron shërbime stomatologjike; 
  • Avancon dhe promovon shëndetin oral; 
  • Kujdeset për mjetet e punës ; 
  • I përmbahet etikës mjekësore; 
  • Kryen plotësimin adekuat të dokumentacionit; 
  • Bashkëpunon me ekipet e mjekësisë familjare dhe strukturat tjera relevante në përmirësimin e kujdesit  oral; 
  • I ndihmon shefit të sektorit të shëndetit oral; 
  • Për punën e vetë i përgjigjet shefit të sektorit oral dhe Drejtorit të QKMF.

Kualifikimi profesional, aftësitë: 

  • Të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë-Drejtimi i Stomatologjisë; 
  • Të ketë licencën e punës për Doktor Stomatolog. 

Dokumentet e nevojshme: 

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);  
  • Diploma e Fakultetit të Mjekësisë – Drejtimi i Stomatologjisë (kopje); 
  • Licenca e punës (kopje); 
  • Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (Origjinali); 
  • Letërnjoftimi (kopje).  

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 10.03.2022 – 24.03.2022. 

Paraqitja e kërkesave 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me  Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim  me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.  

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto  pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga  Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të  datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion  të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. 

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038  200 42 444.  

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në  linkun: https://konkursi.rks-gov.net/