Staf Sezonal (Shqipëri)
Data e publikimit
11-04-2025
Data e perfundimit
10-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Revo Hospitality Group kërkon staf sezonal nga Kosova për restorantin SALT në Green Coast Resort!
Revo Hospitality Group, një nga kompanitë më të suksesshme në industrinë e mikpritjes në Shqipëri, po kërkon staf sezonal nga Kosova për t’u bashkuar me ekipin tonë gjatë sezonit veror në Restorantin SALT, i vendosur në zemër të Green Coast Resort, një prej destinacioneve më luksoze dhe më të frekuentuara në bregdetin shqiptar.
Jemi në kërkim të profesionistëve të përkushtuar dhe energjikë për të gjitha pozicionet e punës në restorant, të gatshëm për të dhënë një shërbim të shkëlqyer dhe për të përjetuar një sezon unik në jug të Shqipërisë.
Çfarë ofrojmë:
- Pagesë konkurruese + bonuse/bakshish
- Akomodim dhe ushqim të mbuluar nga kompania
- Ambient pune modern dhe profesional
- Trajnim i strukturuar para fillimit të punës
Mundësi për zhvillim dhe bashkëpunim afatgjatë me Revo Hospitality Group
Vendndodhja: Restoranti SALT, Green Coast Resort, Palasë
Periudha: Qershor – Shtator 2025
APLIKO ONLINE tani në linkun zyrtar:
https://rhg-group-salt-greencoast.odoo.com/jobs
Afati i aplikimit është i kufizuar – vendet janë të limituara!