www.ofertapune.net Staf i teatrit (7) | PunaIme

Staf i teatrit (7)

Kompania

Komuna Mitrovica e Jugut

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Mitrovicë

Data e publikimit

06/10/2020

Data e perfundimit

25-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Në bazë të nenit 8 paragrafi 1 dhe 2, Nenit 10 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit të punës Nr. 03/L-2012 ,Nenit 17 paragrafi 1 te ligjit per Teatro Nr.04/L -106 dhe udhëzimit administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në Sektorin Publik Komuna Mitrovica e Jugut shpall;

KONKURS
Për stafin në Teatrin i Qytetit ,, Muharrem Qena’”’

Instituconi: DKRS/ Teatri,, Muharrem Qena’’ Mitrovicë

  • Titulli i pozitës: Zyrtar/e administrativ/e
  • Nr i pozitave :1 (Një)
  • Grada /koeficienti 7.00
  • I përgjigjet: Drejtorit të përgjithshëm
  • Orari i punës : I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Të ndihmoj në të gjitha qështjet administrative ,
  • Të arkivoj dokumentet dhe dosjet në letër dhe në formë elektronike,
  • Të pregadis dokumente dhe dosje në rast nevoje,
  • Pranimin dhe përejelljen e kërkesave zyrtare,
  • Rregullimin dhe klasifikimin e dokumentave.

Kualifikimi dhe shkathtësit e kërkuara;

  • Pregaditja Universitare ( Diploma e Fakultetit)
  • Tri vite përvoj pune profesionale në lëmin e administrates
  • Njohja e punës praktike administrative,
  • Njohuri e punës me kompjuter,word,exel etj.

Titulli i poztës: Kostumograf/e

  • Nr. i pozitave ; 1 (Një)
  • Grada/Koeficienti 7.00
  • I përgjigjet: Drejtorit të përgjithshëm dhe udhëhegqësit artistik
  • Orari i punës : I poltë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Eshtë përgjegiës për krijimin e veshjeve/ kostumeve të personazheve të shfaqjeve
  •  Të bëjë balancimin e skenave dhe kostumeve me cilësi dhe ngjyrë.
  • Leximi i skriptave dhe identifikimi i personaliteteve të personazheve
  • Hulumtimi i kostumeve në epoka të ndryshme
  • Krijimi i skicave të kostumeve
  • Përzgjedhja e materialeve për kostume
  • Krijimi i kostumeve dhe furnizimi
  • Kujdesi dhe koordinimi i përdorimit të kostumeve dhe ruajtja e Kostumeve.
  • Kryen edhe punë te tjera në bazë te udhëzimeve të Drejtorit të teatrit

Kualifikim dhe shkathtësit e kërkuara:

  • Diploma e fakutetit: Drejtimi —-Dizajn mode
  • Njohja e punës praktike në pregaditjen dhe përzgjedhjen e kostumeve.

Titulli I pozitës: Rekuziter/e -Biletashitës/e

  • Nr.i pozitave : 1 (Një)
  • Grada/Koeficienti 6.00
  • I përgjigjet : Drejtorit të pergjithshëm dhe udhëheqësit artistik
  • Orari I punës :] plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe pergjegjesit:

  • Identifikimi,mbledhja,gjetja,realizimi dhe furnizimi me garderog dhe rekuizita te nje shfaqjeje sipas kerkesave te regjisorit dhe skenografit.
  • Mirëmban, ruan dhe perkujdeset per te gjithe garderoben dhe rekuzitat e shfaqjeve ne repertoar dhe atyre te mehershme,
  • Regjistron rekuizitat dhe kostumet në stok, dhe përpilon listen e tyre gjatë gjithë kohes.
  • Bashkëpunon ngushtë me realizatoret e skenografis ,inspicientin dhe regjisorin e shfaqjes duke asistuar ne identifikimin dhe ofrimin e rekuzitave te nevojshme per shfaqje.
  • Percjellë orarin e shfaqjeve dhe pregadit para qdo prove për shfaqje rekuzitat përkatëse të tyre.
  • Asiston prapa peredeve gjatë shfaqjes dhe ne rast nevoje aktoreve iu ofron rekuizitat e nevojshme.
  • Bënë pregaditjen, rezervimin dhe shitjen e biletave te shfaqjeve te teatrit.
  • Vendos numrat e uleseve në biletat e teatrit sipas numrave të karrigave në sale.
  • Perpilon raportin e shitjes së biletave së bashku me organizatorin e teatrit ose zyrtarin e administrates.
  • Kryen edhe pune te tjera në bazë te udhezimeve te Drejtorit te teatrit

Kualifikimi dhe shkathtësit e kerkuara:

  • Diploma e shkollës se mesme
  • Njohja e punës me kompjuter word ,exel etj.
  • Njohja e punes praktike me përdorimin e veglave te punës te nevojshme për realizimin e rekuizitave.
  • Njohja e punës praktike në administratë

Titulli I pozitës : Mjeshtër i skenografis dhe shtëpiak

  • Nr. i pozitave :1 (Një)
  • Grada /Koeficienti 6.00
  • I pergjigjet : Drejtorit te përgjithshem dhe udhëheqësit artistik
  • Orari I punës : I plotë 40 ore ne javë

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Pregadit skenografin e shfaqjeve sipas kërkesave te regjisorit të shfaqjes
  • Benë montimin dhe demontimin e skenografis dhe dekorit sipas udhezimye te regjisorit te shfaqjes, në skenë dhe ne ¢do reprize te shfaqjeve.
  • Monton dhe demonton praktikabllat, skenografin dhe ulëset tjera të nevojshme sipas koncepteve të regjisorit apo të të gjitha shfaqjeve qëluhen në forma të ndryshme kamertale në cdo hapsirë te kërkuar.
  • Benë përgaditjen e elementeve skenografike për shfaqjen që është në repertoar apo për prova gjatë procesit të punës .
  • Ruan , mirëmban inventarin dhe veglat e punes me të cilat eshte i ngarkuar , i regjistron ato në librat e regjistrimit dhe mban përgjegjesi për to:
  • Ruan dhe mirëmban te gjitha paisjet e Teatrit dhe është përgjegjes per transportimin e tyre gjatë udhëtimeve te shfaqjeve.
  • Kryen edhe punë te tjera në bazë te udhëzimeve të Drejtorit te teatrit

Kualifikim dhe shkathtesit e kerkuara:

  • Diplomë e shkolles së mesme
  • Një vit pervojë pune
  • Të ket së paku tri rekomandime për punime të skenografis në Teater.
  • Njohja e punë s praktike ne skenografi dhe mjetet e punes .

Titullil pozitës: Elektricist /Tonist

  • Nr. i pozitave : 1 ( Një)
  • Grada /Koeficienti 6.00
  • I pergjigjet Drejtorit te pergjithshem te Teatrit-Udhëhegësit artistik
  • Orari I punës; I plotë 40 orë

Detyrat dhe pergjegjesit:

  • Organizimi I punes elektro instaluese , elektro ndriquese dhe elektronike në skenë
  • Kujdeset dhe mirëmban te gjitha stabilimentet elektrike dhe elektronike ne teater
  • Organizon vendosjen e paisjeve te zerimit dhe kujdeset per perdorimin e tyre ne bazë te kerkesave te percaktuara nga regjisori I shfaqjes
  • Bashkëpunon ngusht me stafin e teatrit , mjeshtrin e ndriqimit rreth paisjeve dhe sistemit te zerimit.
  • Kryen edhe pune te tjera në bazë te udhëzimeve te Drejtorit te teatrit

Titullii pozitës : Punëtor skene

  • Numri i pozitave : 2 (dy)
  • Grada /Koeficienti 5.00
  • I pergjigjet : Drejtorit te përgjithshem dhe Udhëhegsit artistik
  • Orari i punes : I plotë 40 orë

Detyrat dhe pergjegjsit:

  • Monton dhe demonton praktikabllat ,skenografin dhe ulëset tjera te nevojshme sipas koncepteve të regjisorit apo të të gjitha shfaqjeve që luhen në forma te ndryshme kamertale ne cdo hapsirë të kerkuar:
  • Benë pregaditjen e elementeve skenografike per shfaqjen qe është në repertoar apo per prova gjatë gjatë procesit te punes sipas nevojave dhe kerkesave te regjisorit
  • Per cdo provë rregullon skenen ne bazë te kerkesave te regjisorit
  • Ndihmon mjeshtrin e skenes gjatë pregaditjes se skenografis dhe dekorit sipas udhëzimeve te tijë;
  • Ruan dh mirëmba veglat e punes te cilat eshte i ngarkuar i regjistron ne librat e regjistrimit dhe mban pergjegjsi per to
  • Kryen edhe pune te tjera në bazë te udhezimeve te Drejtorit te teatrit

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Të drejtë aplikimi kanë te gjithe shtetasit e Republikës së Kosoves të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësi profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit: Të gjithë te pranuarit përmes Konkursit publik, marrin kontrata te përhershme pas periudhës provuese 6 mujore, sipas suksesit dhe angazhimit të treguar të paraparë me Rregulloret e sipërcekura.

Dokumentacioni i kërkuar: e Diploma (Kopjae noterizuar) e fotokopja e Letërnjoftimit , ekstrakti i lindjes , rekomandime për lëmit e caktuara të shënuara më lartë për poziten në të cilën aplikoni , dëshmit mbi përvojen e punës , certifikatën gë nuk jeni nën hetime.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën nr. 10 në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit t¢ punës dhe numri i referencës dhe ti bashkëngjiten këto dokumente: diploma mbi kualifikimin, fotokopja e letërnjoftimit; ekstrakti i lindjes; dëshmi mbi përvojën e punës,certifikata që nuk jeni nen hetime dhe certifikata që dëshmojnë njohuri nga fusha përkatëse. Dokumentet duhet të jenë në njërën prej gjuhëve zyrtare të komunës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 028 — 532 104 dhe 028 515 559.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga data e publikimit.

⇒ Shpallja e plote.