Specialist / Zyrtar për Raportim Financiar (m/f)
Data e publikimit
26-03-2025
Data e perfundimit
11-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Specialist / Zyrtar për raportim financiar (m/f)
Kompetencat:
- Diplomë Universitare në Financa, Kontabilitet, Matematikë Financiare, apo të ngjashme;
- Përvojë pune në fushën e financave prej të paktën tri (3) vite;
- Përvoja në sektorin bankar përbën avantazh;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe prezantimit;
- Aftësi të shkëlqyeshme numerike, analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
- Niveli mesatar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.
Përshkrimi i vendit të punës:
- Asiston në përgatitjen dhe raportimin mujor, tremujor dhe gjashtëmujor për Bankën Qendrore të Kosovës;
- Përgjegjës për përgatitjen dhe raportimin mujor të Treguesve Kyç Financiar për Bankën Qendrore të Kosovës;
- Përgatit raportin tremujor statistikor të Shoqatave të Bankave;
- Asiston dhe ndihmon në përgatitjen e raporteve të brendshme financiare;
- Përgatit pasqyrat financiare mujore për aksionaret;
- Asiston në përgatitjen dhe raportimin e raporteve tremujore për Fondin e Sigurimit të Depozitave;
- Përgjegjës për përgatitjen e raportit te likuiditetit;
- Merr pjesë në përgatitjen e politikave dhe procedurave të brendshme;
- Asiston në përgatitjen e informacioneve të kërkuara nga auditorët e jashtëm;
- Asiston në përgatitjen e raportit vjetor të auditimit;
- Asiston edhe punë të tjera në kuadër të Sektorit të Raportimit Financiar sipas udhëzimeve nga menaxheri i sektorit;
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Udhëheqësit të Departamentit.
Çfarë ofrojmë ne?
- Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
- Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
- Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
- Të premtën me orar të shkurtuar;
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 11 Prill 2025.