Specialist Teknik i Shitjeve
Data e publikimit
24-03-2025
Data e perfundimit
06-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Titulli I Punes: Specialist Teknik I Shitjeve ( Technical Sales Specialist)
Orari i Punës: Orar i Plotë
InterAdria është një kompani e zhvillimit të softuerëve dhe telekomunikacionit, që ofron shërbime të ndryshme, të cilat sot konsiderohen si disa nga nevojat më thelbësore për shoqërinë tonë.
Përmbledhje e Punës: Aktualisht po kërkojmë një Specialist Teknik të Shitjeve, të motivuar dhe me përvojë për të promovuar dhe shitur Radio Komunikim, Kamera te sigurimit, Sisteme per detektimin e zjarrit, Access Control ( dhe te tjera). Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi si dhe përvojë në shitjen e pajisjeve të ngjashme dhe pajisjeve elektronike në përgjithësi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Identifikimi dhe ndjekja e mundësive të shitjes në treg, për produktet dhe shërbimet teknike të kompanisë;
- Negocimi i kushteve të kontratave me klientët për produkte teknike, duke u përshtatur me politikat dhe strategjitë e kompanisë;
- Ofrimi i mbështetjes teknike dhe konsultimeve për klientët e biznesit, duke u siguruar që ata të kuptojnë mirë funksionalitetin dhe përfitimet e produkteve dhe shërbimeve;
- Demonstrimi dhe prezantimi i produkteve tek klientët, duke I përshtatur ato me nevojat e klientit;
- Ruajtja e marrëdhënieve të forta me klientët ekzistues dhe zgjerimi i bazës së klientëve;
- Monitorimi i tregut dhe konkurencës për të identifikuar mundësi dhe rreziqe të reja;
- Sigurimi i raporteve të rregullta për menaxhmentin, duke përfshirë analiza të shitjeve dhe projeksione për periudha të ardhshme;
- Hartimi i propozimeve dhe ofertave teknike dhe komerciale për klientët e mundshëm;
- Bashkëpunimi me ekipet e tjera, për të përmirësuar ofertat dhe proceset e shitjes;
- Detyra të tjera të përcaktuara nga punëdhënësi;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik ose Fakultetin Teknik;
- Minimum 2 vite përvojë në shitje teknike apo integrim sistemesh, (preferohet eksperiencë në industrinë teknologjike ose inxhinierike);
- Njohuri teknike në CCTV, Alarme Zjarri, Radio, Kontroll Qasjeje ( e preferueshme);
- Përvojë në përgatitjen e listës së materialeve ( BoM ), përllogaritjen e sasisë (BoQ) dhe dokumentacioneve teknike;
- Aftësi për të ndihmuar në planifikimin e projekteve dhe prezantimet për klientë;
- Aftësi për të ndërtuar dhe menaxhuar marrëdhënie afatgjata me klientët;
- Patend shofer;
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
Çfarë ofrojmë ne?
- Paga konkurruese dhe mundësi rritjeje profesionale;
- Mundësi për trajnime dhe zhvillim të vazhdueshëm në fushën teknike dhe të shitjeve;
- Ambient komod dhe ekip I përshtatshëm për punë;
Nëse jeni një Specialist Teknik i Shitjeve dhe jeni i motivuar për punë, ju lutemi aplikoni direkt përmes butonit “Apliko Këtu” ose dërgoni CV-në tuaj në [email protected]