www.ofertapune.net Specialist Teknik i Pajisjeve dhe Atraksioneve | PunaIme

Specialist Teknik i Pajisjeve dhe Atraksioneve

Kompania

Hyperactive

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

19-02-2025

Data e perfundimit

20-03-2025

Lloji i orarit

Full Time


Konkurs 

HyperActive është lider në industrinë e argetimit dhe është i përkushtuar për të ofruar përvoja të jashtëzakonshme për klientët tanë. Ne jemi të pasionuar për të krijuar përvoja të paharrueshme dhe për të promovuar një atmosferë argëtuese dhe energjike. Ndërsa vazhdojmë të rritemi, ne kërkojmë individë entuziastë dhe dinamikë për t’u bashkuar me ekipin tonë si Specialist Teknik i Pajisjeve dhe Atraksioneve:

Pozita: Specialist Teknik i Pajisjeve dhe Atraksioneve:

Orari: I plotë

Data; 19.02.2025 – 20.03.2025

Përgjegjësitë:

  • Përkujdesja dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe atraksioneve, duke siguruar funksionimin e sigurt dhe efikas të tyre.
  • Inspektimi dhe testimi i rregullt i pajisjeve për të siguruar që ato përmbushin standardet e sigurisë dhe cilësisë.
  • Zgjidhja e problemeve teknike dhe riparimi i defekteve në pajisje dhe atraksione, duke përdorur instrumentet dhe paisjet e nevojshme.
  • Trajnimi i stafit mbi përdorimin e sigurt dhe të efektshëm të atraksioneve dhe pajisjeve.
  • Koordinimi me furnizuesit dhe kontraktorët për pajisje të reja dhe përmbushjen e kërkesave teknike.

Kualifikimet:

  • Diplomë univestiteti Teknike/Elektronikë, apo të fushave relevante;
  • Të ketë përvojë pune relevante (+2 vite);
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Njohje e sistemeve elektrike dhe teknologjike

Cka ofrojme ne :

  • Pagë konkuruese dhe sigurim shëndetësor.
  • Mundësi për të punuar në një mjedis argëtues dhe dinamik.
  • Mundësi për rritje dhe zhvillim të karrierës.

Mënyra e aplikimit:

Dërgoni CV-në përmes sistemit “Apliko Këtu”

HyperActive është një punëdhënës i barabartë mundësish.
Ne festojmë diversitetin dhe jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës për të gjithë punonjësit.

 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?