www.ofertapune.net Specialist të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSH) | PunaIme

Specialist të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSH)

Kompania

Prishtina Park Investment

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07-05-2025

Data e perfundimit

25-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Prishtina Park është një park argëtimi i ri dhe emocionues, i pozicionuar në mënyrë strategjike pranë Prishtina Mall, një nga qendrat më të mëdha tregtare dhe rekreative në rajon. Ky park është krijuar për të ofruar një kombinim të përsosur të argëtimit, aventurës dhe relaksit, duke i dhënë qytetit të Prishtinës një destinacion unik për familjet, të rinjtë, turistët dhe të gjithë adhuruesit e përvojave të veçanta. Me një gamë të pasur atraksionesh për të gjitha moshat, Prishtina Park ofron lojëra ekstreme për adhuruesit e adrenalines, atraksione të përshtatshme për familje dhe fëmijë, si dhe zona tematike që sjellin magjinë e botëve të imagjinatës në jetë. Përveç kësaj, parku ofron aktivitete ndëraktive dhe evente të përditshme, duke garantuar argëtim të vazhdueshëm dhe përvoja të veçanta për çdo vizitor.
 
Specialist të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSH) – i/e Certifikuar
 
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
  • Identifikon rreziqet potenciale dhe harton masat parandaluese për sigurinë e punëtorëve dhe vizitorëve.
  • Siguron zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të sigurisë dhe shëndetit në punë në të gjitha ambientet e parkut.
  • Kontrollon në mënyrë të rregullt pikat emergjente (emergency exits)pluset e emergjencës, dhe sistemet e shuarjes së zjarrit, për të siguruar funksionalitet dhe përputhshmëri me standardet.
  • Harton, përditëson dhe monitoron planin e evakuimit dhe planin e reagimit ndaj zjarrit në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe shërbimet e zjarrfikësve.
  • Kryen inspektime të rregullta në terren dhe kontrollon pajisjet dhe atraksionet për përputhshmëri me standardet e sigurisë.
  • Trajnon stafin mbi procedurat e emergjencës dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse.
  • Harton dhe mirëmban dokumentacionin e OSH-së: vlerësimin e rrezikut, raportet e incidenteve, planet e evakuimit etj.
  • Bashkëpunon me institucionet përkatëse për kontrolle dhe auditime të sigurisë.Siguron ndërgjegjësimin e të gjithë stafit për rregullat dhe procedurat e sigurisë.
Kualifikimet dhe kërkesat:
  • Të jetë i/e certifikuar për Siguri dhe Shëndet në Punë nga një institucion i licencuar.
  • Përvojë pune në fushën e OSH-së; përparësi ka përvoja në ambiente argëtuese, ndërtim apo industri të ngjashme.
  • Njohuri të thella të legjislacionit të OSH në Kosovë dhe standardeve ndërkombëtare të sigurisë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe trajnimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Njohuri bazike të gjuhës angleze (e preferueshme).
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një Letër Motivimi përmes butonit “Apliko Këtu” apo përmes emailit në [email protected] dhe në “subject” të shkruhet “Specialist të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë_Emri_Mbiemri” më së largu deri më datën 25 Maj 2025. Vetëm kanditatët e shortlistuar do të kontaktohen më tutje për intervistim.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?