Specialist për Teknologji Zgjedhore
Data e publikimit
02-07-2024
Data e perfundimit
21-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Përgatit me kohë infrastrukturën teknologjisë informative për regjistrimin në vendvotime;
- Përgatit me kohë infrastrukturën teknologjisë informative për numërimin e votave në qendrat komunale të numërimit dhe qendrën e numërimit dhe rezultateve;
- Siguron që të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme e TI për numërimin e votave të jenë funksionale siç duhet përpara hapjes së qendrave komunale të numërimit;
- Koordinohet me qendrat komunale të numërimit për të siguruar se janë të pajisura me pajisjet e TI dhe të gatshme për procesin e numërimit;
- Monitoron dhe siguron që procesi i numërimit të votojë në mënyrë të paanshme dhe të saktë, duke u mbështetur në infrastrukturën e përgatitur;
- Monitoron dhe verifikon saktësinë e numërimit të votave me përdorimin e mjeteve TI;
- Përdor teknologjinë për të lexuar dhe skanuar materialet e zgjedhjeve në mënyrë efikase dhe të paanshme;
- Siguron që të gjitha proceset teknologjike të numërimit të votave të jenë të besueshme dhe të paanshme;
- Ndihmon që rezultatet preliminare të bëhen publike brenda afatit ligjor nga mbyllja e vendvotimeve;
- Përmes teknologjisë informative ndihmon në përmbledhjen e rezultateve preliminare të vendvotimeve;
- Përmes teknologjisë informative ndihmon që rezultatet preliminare të jenë të sakta;
- Detyrat tjera që i caktohen nga udhëheqësi i divizionit.
2. Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
- Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS, apo ekuivalente me to.
- Lloji i arsimimit: Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Elektroteknikës.
- Kualifikime të posaçme formale:
- Gjuha Angleze.
- Së paku duhet të ketë një certifikim në teknologjitë e Miscrosoft.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale më fushën e TI-së.
- Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale të TI
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
- Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e diplomës së kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurën e nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjen e dëshmisë së punësimit (vërtetim/ kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmitë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim:
- – pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale, apo
- – pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucionin publik (vlen për të punësuar në institucione publike);
Dëshmitë që kërkohen në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata, ose e shkarkuar nga platforma elektronike e – Kosova, përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/ e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 15/08/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
7.Kriteret specifike shtesë
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
- Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen