Asistent/e Teknik/e (MS Office, CAD dhe Teknologjitë e Ngrohjes) – Gjuhë Gjermane
Data e publikimit
28-10-2024
Data e perfundimit
24-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Easyheizen.ch është një kompani kryesuese zvicerane në fushën e sistemeve të ngrohjes, duke ofruar zgjidhje të përshtatura dhe me efikasitet të lartë energjetik. Me një qasje të orientuar ndaj klientit, ne i mbështesim ata në çdo hap – nga këshillimi, planifikimi dhe kalkulimi deri te instalimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të ngrohjes.
Ne po kërkojmë një kandidat të kualifikuar për t’u bashkuar me ekipin tonë.
Detyrat tuaja:
- Përpunimi dhe llogaritja e ofertave për sistemet e ngrohjes, ne Excel. (gjuhen gjermane)
- Vizatim i planeve CAD për projektet e ngrohjes
- Kryerja e detyrave administrative, duke përfshirë menaxhimin e dokumenteve dhe koordinimin e proceseve të brendshme
- Mbështetje e ekipit përmes detyrave organizative dhe bashkëpunimit të ngushtë.
- Pavarësi në punë për arritjen e objektivave dhe mbështetje të qëndrueshme për klientët
- Vullnet për të mësuar më shumë mbi sistemet e ngrohjes dhe zhvillim të vazhdueshëm
Profili juaj:
- Studime teknike ose të nivelit të lartë të përfunduara
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës gjermane, si në të folur ashtu edhe në të shkruar
- Përdorim i sigurt i Excel-it dhe software-ve CAD
- Eksperienca në fushën e sistemeve të ngrohjes është një avantazh
- Aftësi për punë në ekip, besueshmëri dhe një kompetencë të fortë sociale
Ne ofrojmë:
- Një punë dinamike
- Hapësirë për iniciativë personale dhe zhvillim profesional
Presim me kënaqësi aplikimin tuaj të plotë!
Ju lutemi dërgojeni përmes butonit “Apliko Këtu” ose me e-mail në [email protected] me subjektin “Aplikim Specialist për Sistemet e Ngrohjes”.