www.ofertapune.net Specialist për Siguri të Informacionit | PunaIme

Specialist për Siguri të Informacionit

Kompania

Shield Recruitment&HR

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

19-04-2024

Data e perfundimit

01-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Shield Recruitment & HR kërkon Specialist për Siguri te Informacionit (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

 Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Sigurohet që Departamenti i ISO-së operon në pajtueshmëri të plotë me të gjitha rregulloret e brendshme të Bankës, rregulloret dhe udhëzimet e rregullatorit që ndërlidhen me Sigurinë e Informacionit, si dhe me ligjet dhe rregulloret përkatëse të Kosovës që i përkasin fushës së ISO-së kjo në bazë të raportimeve që merr nga personat përgjegjës të Departamenteve përkatëse;
  • Zbaton, planifikon dhe administron aktivitetet në lidhje me sigurinë e sistemit informativ të Bankës;
  • Kryen vlerësime te rrezikut për te identifikuar rreziqet ne vazhdimësi që kanosin sigurinë e informacionit dhe rrjedhjen e të dhënave;
  • Kryen vlerësimin e kontrolleve të rregullta të sigurisë dhe vlerëson rezultatet e  vlerësimit të rrezikut.
  • Zhvillon strategjinë e sigurisë së informacionit në bashkëpunim me mbikëqyrësin direkt, menaxhon sistemet mbrojtëse (detektive dhe preventive) duke konfiguruar rregullat dhe njoftime elektronike.
  • Ndihmon në zhvillimin dhe implementimin e strategjisë te sigurisë së informacionit në bashkëpunim me mbikëqyrësin direkt.
  • Ndihmon në implementimin dhe mirëmbajtën e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë të Informacionit (ang. ISMS) te bankës.
  • Ndihmon në adaptimin dhe zbatimin e praktikave ndërkombëtare si ISO 27001.
  • Zhvillon dhe ekzekuton planet për adresuar/minimizuar rreziqet e vazhdueshëm që kanosin sigurinë e informacionit. 
  • Ndihmon në krijimin e materialeve sensibilizuese dhe programeve trajnuese për sigurinë e informacionit për të rritur ndërgjegjësimin tek punonjësit e bankës.
  • Kryen vlerësime te sigurisë te informacionit të palëve të treta dhe siguron se furnitorët zbatojnë kontrollet e sigurisë ne përputhje me politikat dhe procedurat e bankës;
  • Vepron ndaj incidenteve të sigurisë të informacionit duke identifikuar dhe ekzekutuar veprimet e duhura ndaj çështjeve që paraqesin rrezik për sigurinë e informacionit;
  • Punon ngushtë me anëtarët e tjerë të departamentit Sigurisë të Informacionit dhe departamentit të Teknologjisë të Informacionit për të arritur objektivat e institucionit karshi sigurisë te informacionit dhe mbrojtjes te të dhënave;

KUALIFIKIMET

  • Fakulteti Teknik apo Shkencat kompjuterike apo te ngjashme;
  • Së paku një (1) vit përvojë pune në lëmin sigurisë se informacionit (në mungesë të përvojës të punës, certifikimet adekuate në fushën e sigurisë të informacionit do të merren parasysh si zëvendësim të kërkesës për përvojë pune). 
  • Kuptimi i teknologjive aktuale dhe trendeve në fushën e sigurisë kibernetike
  • Njohja e Gjuhës Angleze 

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR  https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 22 Prill 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.