www.ofertapune.net Specialist për kartela në retail (m/f) | PunaIme

Specialist për kartela në retail (m/f)

Kompania

Banka për Biznes

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-05-2022

Data e perfundimit

25-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

Specialist për kartela në retail (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Menaxhment apo të ngjashme);
  • Përvojë e mëparshme së paku katër (4) vite, dhe përvoja në industrinë bankare përbën avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të prezantimit dhe komunikimit;
  • Aftësi të shkëlqyera të menduarit në mënyrë kritike dhe zgjidhjeve të problemeve;
  • Aftësi të kuptimit dhe hulumtimit të nevojave të tregut/klientëve;
  • Vetë-motivues dhe i/e shkathët me fokus në mbylljen e veprimeve/planifikimeve me sukses;
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office (posaçërisht në Excel).

Përgjegjësitë:

  • Analizon dhe bënë implementimin e nevojave të departamentit të shitjes në aspektin e kartelave bankare;
  • Bënë organizimin dhe koordinimin e shitjes dhe promovimit të kartelave të bankës si dhe kampanjave të tyre;
  • Bënë organizmin dhe implementimin e kampanjave me kompani dhe tregtarë të ndryshëm dhe krijon partneritete strategjike;
  • Koordinon procesin e implementimit të kampanjave të reja të kartelave të bankës;
  • Siguroj implementim të suksesshëm të ndryshimeve dhe brenda afateve të përcaktuara;
  • Bënë analiza dhe vlerësime “pas implementimit” të kampanjave të reja në mënyrë që të siguroj funksionalitet të saktë;
  • Menaxhon listën e kërkesave për zhvillime të reja për kartela të bankës si pjesë e departamentit të shitjes dhe bënë prioritizimin e tyre;
  • Organizon takime të rregullta me degën dhe stafin e shitjes për ti mbështetur në shitje në aspektin e kuptimit dhe implementimit të duhur të kampanjave të kartelave bankarë;
  • Përcjellë dhe analizon në mënyrë të rregullt zhvillimet në tregun bankar të Kosovës në aspektin e avancimeve të biznesit me kartelave;
  • Realizon tragetet e përcaktuar nga departamenti në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 03.06.2022