Specialist i Raportimit dhe Kontrollit
Data e publikimit
22-05-2025
Data e perfundimit
10-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
NJOFTIM PUNE
Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
JUMBO – Kid Zone Kosova Sh.P.K. është pjesë e Grupit BALFIN. Kid Zone Kosova sh.p.k është operatori ekskluziv i dyqaneve Jumbo në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë Herzegovinë dhe Mal të Zi.
Aktiviteti kryesor i kompanisë është shpërndarja e lodrave për fëmijë, produkte për foshnje, kancelari, produkte sezonale dhe shtëpi.
Pozicioni i punës: Specialist i Raportimit dhe Kontrollit
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Central Park
FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:
- Përgatitja e raporteve të brendshme financiare mujore, tremujore dhe vjetore, si dhe sigurimi i informacioneve shtesë sipas kërkesës së drejtuesve, departamenteve përkatëse, aksionarëve dhe institucioneve kredituese, sipas formatit dhe frekuencës së kërkuar.
- Vlerësimi dhe raportimi i performancës financiare të kompanisë dhe njësive të biznesit në raport me rezultatin aktual me buxhetin e miratuar dhe objektivat financiare.
- Analiza e kostove operative dhe identifikimi i mundësive për optimizim dhe kursime.
- Kryerja e kontrolleve financiare, analiza e proceseve të biznesit dhe rekomandimi i zgjidhjeve dhe planeve për përmirësim dhe rritje të efikasitetit.
- Monitorimi i shpenzimeve kapitale dhe mbajtja e regjistrit dhe llogaritja e amortizimit të aseteve materiale dhe jo materiale.
- Asistimi në përgatitjen dhe përditësimin e projeksioneve financiare, hartimin e buxhetit vjetor dhe planit të biznesit.
- Asistimi në përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).
- Kontribut në rishikimin dhe përditësimin e procedurave të brendshme të Departamentit të Financës.
- Asistimi gjatë proceseve të auditimeve të brendshme dhe të jashtme, dhe përgatitja e informacionit të nevojshëm për audituesit.
- Mirëmbajtja e mjetit IFRS 16 dhe përgatitja e raporteve përkatëse sipas kërkesave të standardit.
- Analizimi dhe vlerësimi i planeve potenciale për zgjerimin e biznesit.
- Kryerja e kontrolleve të rregullta mbi llogaritë kontabël dhe të dhëna të tjera lidhur me LLP, LLA dhe ageing për inventarët.
- Rakordimi i transaksioneve me palët e lidhura në përputhje me kërkesat e kompanisë.
- Përmbushja detyrave shtesë sipas kërkesës së drejtuesit ose departamentit.
KËRKESAT:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Administrim Biznesi.
- Një diplomë master (p.sh., MBA) përbën avantazh.
PËRVOJË PUNE:
Eksperiencë relevante në Financë, Raportim dhe Kontroll, Kontabilitet të Kostos, Auditim dhe/ose role të ngjajshme (preferohet 3+ vite).
KUALIFIKIME SHTESË:
- Preferohen kandidatët që posedojnë certifikatë profesionale si Teknik Kontabiliteti apo Kontabilist i Çertifikuar, (SHKÇAK, etj).
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (të shkruar dhe të folur).
- Aftësi të mira analitike, nivel të lartë përgjegjësie.
AFTËSI TË TJERA:
- Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohës.
- Aftësi analitike të shkëlqyera dhe orientim drejt detajeve.
- Mendim kritik.
- Aftësi për zgjidhjen e problemeve.
- Fleksibilitet dhe përshtatshmëri ndaj ndryshimeve dhe sfidave.
- Aftësi për të punuar nën presion.
Mënyra e aplikimit*: Ju lutem dërgoni CV-në tuaj me subjekt – Aplikim për Specialist i Raportimit dhe Kontrollit në email adresën: [email protected]
Afati për aplikim: 10.06.2025
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës