Specialist i Helpdesk/IT
Data e publikimit
06-05-2025
Data e perfundimit
18-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
“Unioni Financiar Prishtinë” Agjent i Western Union Financial Services Inc për Kosovë ofron shërbimin Western Union transfer parash dhe shërbimin Arkëtime, Pagesa, Këmbimore dhe Kredi në më shumë se 170 lokacione në gjithë Kosovën.
Pozita: Specialist i Helpdesk/IT
Përshkrimi i punës: Ofron mbështetje teknike dhe zgjidhje të problemeve për përdoruesit fundorë. Trajtojn çështjet e përditshme teknike dhe ofron zgjidhje në kohë dhe në mënyrë profesionale.
Përgjegjësitë kryesore:
- Shërbeni si pika e parë e kontaktit për punonjësit e brendshëm dhe partneret për çështje të lidhura me IT.
- Zgjedh problemet e harduerit dhe softuerit, duke përfshirë problemet e sistemit operativ, gabimet e printereve, lidhjen e rrjetit dhe problemet e aplikacioneve te ndryshme.
- I Përgjigjet tiketave, emaileve dhe telefonatave.
- Instalon, konfiguron dhe mirëmban kompjuterët, pajisjet telefonike dhe softuer.
- Ndihmon me konfigurimet dhe përmirësimet e softuerit dhe harduerit.
- Regjistron dhe percjellë tiketat e helpdesk dhe mban regjistrime të detajuara të të gjitha çështjeve dhe zgjidhjeve të tyre.
Aftësitë e kërkuara:
- Njohuri të mira të sistemeve operative Windows.
- Njohuri për protokollet e rrjetit (TCP/IP, DNS, HTTP/HTTPS, DHCP, etj.).
- Aftësi në konceptet e rrjetit (adresat IP, DNS, DHCP, etj.).
- Njohuri për softuerët e zakonshëm si (Microsoft Office, Email clients, etj.).
- Njohja me sistemet e tiketave (p.sh.osTicket).
- Aftësitë e shërbimit ndaj klientit si aftësinë për të dhënë zgjidhje teknike për stafin edhe jo-teknik.
- Aftësi të zgjidhjes së problemeve.
- Njohuri bazë të Active Directory dhe menaxhimit të përdoruesve.
- Përvojë në përkrahje të ndihmës në distancë.
- Dokumenton të gjitha konfigurimet, procedurat dhe çështjet e sistemit për shkëmbimin e njohurive.
- Njohuri bazike për sigurinë e rrjetit
Aftësitë e preferuara:
- Certifikata si CompTIA A+, ITIL.
- Përvojë me sistemet e bazuara në cloud (Microsoft 365).
- Administrimi bazë i rrjetit (konfigurimi i ruterave, switcheve, etj.).
Edukimi dhe përvoja:
- Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni ose fushë të ngjashme (ose përvojë pune ekuivalente).
- 1-2 vjet përvojë në një rol të ngjashëm të mbështetjes së IT ose helpdesk.
Për të aplikuar në këtë pozitë, Aplikoni direkt përmes butonit “Apliko Këtu” ose dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat tjera shoqëruese në email adresën: [email protected]
Afati I aplikimit do të jetë I hapur deri me 18.05.2025