www.ofertapune.net Specialist i Granteve / Përpilues i Aplikimeve | PunaIme

Specialist i Granteve / Përpilues i Aplikimeve

Kompania

Finance Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-05-2025

Data e perfundimit

25-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Pozita: Specialist i Granteve / Përpilues i Aplikimeve
 
Qëllimi i pozitës:
 
Të analizojë nevojat e klientit dhe të përgatisë dokumentacion të plotë dhe profesional për aplikime në grante vendore dhe ndërkombëtare. Qëllimi është të rriten gjasat për përfitim të fondeve nga ana e klientëve.
 
Detyrat kryesore:
 
1. Analiza e thirrjeve për grante
  • Analizon kushtet, kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar nga secila thirrje për grant.
  • Krijon një përmbledhje të thjeshtë dhe të kuptueshme për klientin mbi mundësinë e financimit.
2. Zhvillimi i përmbajtjes së aplikimit
  • Përgatit aplikimin, përfshirë: qëllimin, objektivat, aktivitetet, ndikimin dhe rezultatet e pritshme.
  • Përdor gjuhë të qartë, të strukturuar dhe bindëse për të plotësuar formatet e aplikimit.
3. Përgatitja e planit të biznesit ose planit të projektit
  • Harton planin e biznesit apo projektit në përputhje me kërkesat e grantit (nëse kërkohet).
  • Përshkruan produktin/shërbimin, analizën e tregut, strategjinë e zhvillimit dhe qëndrueshmërinë.
4. Bashkëpunimi me ekspertin financiar
  • Bashkëpunon në përgatitjen e buxhetit të projektit, duke siguruar që shifrat dhe përshkrimet përputhen me logjikën e projektit.
  • Siguron që buxheti është në përputhje me kufizimet dhe kriteret e grantit.
5. Mbledhja e dokumentacionit përcjellës
  • Siguron dokumentet si: çertifikatat e biznesit, dëshmitë financiare, kontratat e qirasë, CV-të e stafit kyç, etj.
  • Siguron që çdo dokument të jetë në formatin e duhur dhe i përditësuar.
6. Dorëzimi i aplikimit
  • Aplikon online ose dorëzon aplikimin në mënyrë fizike, sipas udhëzimeve të grantit.
  • Kontrollon nëse aplikimi është pranuar dhe konfirmon me klientin.
7. Përgatitja për intervistë ose sqarime shtesë (nëse kërkohet)
  • Në rast të përzgjedhjes në fazat e mëtejme, ndihmon në përgatitjen e prezantimeve ose dokumenteve plotësuese.
Kualifikimet e preferuara:
  • Diplomë në ekonomi, administrim biznesi, marrëdhënie ndërkombëtare, zhvillim ndërkombëtar apo fusha të ngjashme.
  • Përvojë 1–3 vjet në përgatitje të aplikimeve për fonde publike ose nga donatorë ndërkombëtarë.
  • Aftësi shumë të mira në të shkruar (në gjuhën shqipe dhe angleze).
  • Aftësi analitike, organizative dhe komunikuese me klientë.
Të interesuarit mund të aplikojnë në butonin “Apliko Këtu” ose emailin: [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?