Specialist i Burimeve Njerëzore dhe Administratës
Data e publikimit
05-12-2024
Data e perfundimit
03-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Burime Njerëzore
Pozicioni: Specialist i Burimeve Njerëzore dhe Administratë
Përgjegjësitë kryesore:
- Rekrutimi dhe seleksionimi i stafit të ri duke përfshirë krijimin e shpalljeve të punës, përzgjedhjen e kandidatëve dhe koordinimin e intervistave.
- Menaxhimi i dokumentacionit të punonjësve, përfshirë kontratat, regjistrat e punës dhe dosjet e tyre personale.
- Krijon raporte javore, mujore, vjetore nga HR Systemi
- Eshte pergjegjes per krijimin e kartelave te punes per punonjesit
- Sigurimi që politikat e kompanisë përputhen me ligjet dhe rregullat e punës.
- Zhvillimi dhe zbatimi i programeve për trajnimin dhe zhvillimin e stafit.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me punonjësit, përfshirë zgjidhjen e konflikteve dhe këshillimin e stafit.
- Mbështetja e menaxhimit të përditshëm administrativ, duke përfshirë organizimin e ngjarjeve të brendshme dhe mbajtjen e kalendarit të zyrës.
- Mbikëqyrja e pagesave dhe përfitimeve të stafit.
- Mbajtja e kontaktit me institucionet e jashtme për raportet financiare dhe ligjore.
Kualifikimet:
- Diplomë në Administrim Biznesi, Burime Njerëzore, ose fusha të ngjashme.
- Përvojë e mëparshme në HR ose administratë (përvoja e ngjashme është e preferueshme).
- Njohuri të shkëlqyera të legjislacionit të punës dhe politikave të burimeve njerëzore.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
- Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
- Njohuri të mira të programeve kompjuterike MS Office
Informata shtesë:
Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në emailin:
Lokacioni: Gjilan