www.ofertapune.net Specialist/e për Marketing | PunaIme

Specialist/e për Marketing

Kompania

Swinto

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-10-2024

Data e perfundimit

05-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Swinto Sh.A. është një institucion financiar jo bankar i licencuar për emetimin e parave elektronike nga Banka Qendrore e Kosovës. Ne ofrojmë shërbime financiare digjitale, duke përfshirë pagesa, transferta të menjëhershme të parave dhe zgjidhje inovative për individë dhe biznese. Përmes aplikacionit tonë të avancuar, synojmë të rrisim qasjen në financa dhe të transformojmë bankingun dhe produktet financiare.

Pozicion i punës: Specialist/e për Marketing (kreativ/e & inovativ/e)

Swinto është duke kërkuar një Specialist për Marketing kreativ dhe të orientuar drejt rezultateve, me ekspertizë të fortë në dizajn grafik dhe krijim të kontentit. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e strategjive të marketingut, krijimin e përmbajtjeve vizuale tërheqëse dhe optimizimin e pranisë së brendit Swinto në kanale digjitale.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Krijimi dhe publikimi i përmbajtjes kreative / vizuale dhe inovative për platforma të ndryshme online.
  • Hartimi dhe zbatimi i ideve kreative për dizajne grafike që përkojnë me strategji të marketingut.
  • Zhvillimi dhe implementimi i strategjive të marketingut për të rritur praninë online dhe offline.
  • Krijimi, menaxhimi dhe optimizimi i reklamave në platforma të ndryshme si Meta, Google, LinkedIn etj.
  • Menaxhimi i profileve të kompanisë në rrjete sociale.
  • Aplikimi i teknikave elementare të SEO për të përmirësuar dukshmërinë në motorët e kërkimit.
  • Hulumtimi i Tregut dhe identifikimi i preferencave të klientëve dhe mundësive për inovacion.
  • Analizimi i rezultateve të fushatave dhe përgatitja e raporteve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë kreativ dhe i aftë për të gjeneruar ide të reja për përmbajtje dhe dizajn.
  • Njohuri të mira në dizajnin grafik dhe përdorimin e platformave si Canva, Photoshop, ose mjete të tjera të ngjashme.
  • Eksperiencë të paktën 2 vite në fushën e marketingut.
  • Eksperiencë në menaxhimin e reklamave në Meta, Google dhe LinkedIn.
  • Njohuri elementare në SEO dhe optimizimin e përmbajtjes për motorët e kërkimit.
  • Përvoja e mëparshme e punës në një pozitë të ngjashme është avantazh, posaçërisht nëse kjo përvojë përfshinë krijimin e përmbajtes kreative/vizuale të njohur në treg!
  • Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe mendim kreativ.
  • Gatishmëria për të punuar në orar fleksibil.
  • Diplomë Bachelor në Marketing, Dizajn Grafik, Komunikim ose një fushë të ngjashme.

Çfarë ofron Swinto

  • Paketa konkurruese e pagës dhe përfitimeve.
  • Ambient profesional i punës ku do të keni mundësi të përdorni njohuritë dhe aftësitë tuaja në mënyrë efektive për ngritje në karrierë.
  • Mundësi e madhe për të qenë pjesë e një kompanie inovative në procesin e zgjerimit në tregun e Kosovës  dhe më gjërë.

Procedura e aplikimit:

Nëse jeni të interesuar t’i bashkoheni ekipit tonë me një mundësi të mirë avancimi, dërgoni CV -në tuaj, duke specifikuar rolin për të cilin po aplikoni në [email protected] jo ​​më vonë se 5 Nëntor 2024. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen përmes emailit ose telefonit.