www.ofertapune.net Specialist/e në Nj. e Buxhetit dhe Planifikimit Financiar | PunaIme

Specialist/e në Nj. e Buxhetit dhe Planifikimit Financiar

Kompania

K.R.U Gjakova

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Gjakovë

Data e publikimit

04/11/2020

Data e perfundimit

18-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kompania  Rajonale e Ujësjellësit Gjakova,Sh.A , duke u bazuar  në Nenin 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), nenit 4 paragrafi 1,2,3,4,5 dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/ 2017 për Rregullimin e Procedurave  të konkursit në Sektorin Publik  shpall : 

K O N K U R S

Titulli I Pozitës-  Specialist/e në Nj. e Buxhetit dhe Planifikimit Financiar

Numri i pozitave: 1 (një)

Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar/ Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës/ Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës :

  • Analizon informacionin financiar (p.sh. të hyrat, shpenzimet dhe menaxhimin e parasë) për të siguruar që të gjitha operacionet janë brenda buxhetit;
  • Nen udhëheqjen e Drejtuesit te departamentit jep buxhetet vjetore për menaxherët e lartë te kompanisë;
  • Shqyrton kërkesate buxhetit për miratim;
  • Parashikonnevojat e ardhshme buxhetore;
  • Identifikon variacione midis rezultateve financiare aktuale dhe buxhetore në fund të çdo periudhe raportuese;
  • Shqyrtoni buxhetin e kompanisë për pajtueshmërinë me rregulloret ligjore nëse ka;
  • Harton dhe zbaton politikat efektive të buxhetit dhe procedurat;
  • Propozon përmirësimine proceseve për zhvillimin e politikave që ndikojnë në mirëfunksionimin e aktiviteteve te kompanisë;
  • Harmonizon buxhetin e Kompanisë me buxhetin i cili i dorëzohet Rregullatorit
  • Çfarëdo detyre tjetër e caktuar nga KE-ja

Kualifikimi, përvoja e punës,  aftësitë dhe karakteristikat personale. 

  • Përgatitja profesionale/Shkollore- Diplomë universitare në Kontabilitet ose Financë;
  • Përvojë 1 vjeçare  që ndërlidhet me pozitën  apo të ngjashme.
  • Përdorues i aftë të paketës MS Office, ideale njohja e sistemeve te kontabilitetit dhe sistemeve të Informacionit.
  • Njohja e dispozitave te raportimit Financiar.
  • Aftësi shumë të mira në IT.
  • Aftësi të mira organizative dhe koordinuese.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është   nën hetime.  

Paga mujore: Sipas Rregullores.

Informata të përgjithshme :

  • Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët  që plotësojnë kriteret arsimore dhe profesionale sipas konkursit.
  • Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit.

Procedura për aplikim-   Aplikacioni ( formulari) për konkurrim merret në Kompani dhe në ueb-faqen e Kompanisë, dhe të njëjtës i bashkëngjiten: 1. kopja e letërnjoftimit 2. Certifikata e lindjes, 3.CV-ja 4. Letër Motivuese/ kërkesë për punësim 5. kopjet e dokumentacionit të kualifikimit( kopja e noterizuar), si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit. Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Afati i konkurrimit është nga data:  04/11/2020 deri me  18/11/2020Adresa e zyrës Rr”UÇK”Nr.7,50000-Gjakovë- Kosovë.

Vërejtje:  Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e  fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, ndërsa  aplikacionet që arrijnë pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.