www.ofertapune.net Specialist/e në Departamentin e Risqeve të Tjera | PunaIme

Specialist/e në Departamentin e Risqeve të Tjera

Kompania

Credins

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28-02-2023

Data e perfundimit

21-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë : Specialist/e në Departamentin e Risqeve të Tjera

Funksionet dhe përgjegjësitë:

Misioni i Departamentit te Risqeve të Tjera dhe Metodologjisë së Vlerësimit të Riskut është identifikimi, matja, monitorimi, administrimi dhe raportimi i rreziqeve që shoqërojnë veprimtarinë e Bankës.

Departamenti ka si funksion kryeson administrimin, identifimin, mbikqyrjen dhe raportimin e te gjitha risqeve që shoqërojnë aktivitetin e Bankës, krahas riskut nga aktivitetit kreditues. Ky departament merr të gjitha masat e nevojshme duke përdorur të gjithë metodologjitë në dispozicion për të mbajtur risqet e bankës brenda profilit të riskut të dëshiruar.

Specialisti/ja në këtë departament ndër të tjera është përgjegjës për:  Përgatitjen e raportimeve në baza mujore/tremujore/ vjetore për aktivin në risk (risku i kredisë, tregut dhe operacional) dhe raportin e adekuatshmërisë së kapitalit; përllogaritja e provizioneve sipas IFRS9 me baza mujore, si dhe parashikimi i fondit përpara mbylljes së muajit; raportim me baza mujore/tremujore për portofolin e kredisë sipas sektorit, mbulimit me kolateral etj. Përgatitja dhe monitorimi i raportimeve në baza ditore/mujore/tremujore për tregues likuiditeti dhe tregu. Përgatitja dhe raportimi për limite të përcaktuara nga rregullatori dhe të brendshme. Përgatitja e stress testeve në baza tremujore.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet ose fushë të ngjashme
  • Preferohet eksperiencë e mëparshme 2-3 vite në fushën e riskut ose financës
  • Trajnime në fushën e menaxhimit të rreziqeve të tregut
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe analitike
  • Aftësi shumë të mira përshtatje, për të punuar në grup
  • Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur deadline
  • Të jetë i orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë disponibël për orare të zgjatura të punës.
  • Certifikime të trajnimeve të zhvilluara gjatë eksperiencës së punës përbëjnë avantazh
  • Njohuri të avancuara të paketës MS Office
  • Njohuri e gjuhez angleze përbën avantazh

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosfere dinamike dhe grup pune në rritje. Zhvillim profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV bashkë me një letër interesi në adresën: [email protected]

CV-të duhet të dërgohen në formatin PDF. Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë  Departamentit te Burimeve Njerezore të Banka Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 10.03.2023