www.ofertapune.net Specialist/e Marketingu | PunaIme

Specialist/e Marketingu

Kompania

Kujtesa

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-03-2022

Data e perfundimit

24-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Marketing & PR

“Kujtesa Net” Sh.p.k.

K O N K U R S

Pozita: Specialist/e Marketingu

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Është përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e strategjisë së Marketingut.
  • Menaxhon përmbajtjen në platformat e mediave sociale në të gjitha kanalet
  • Kujdeset për përmbajtjen e imazhit të fotografive dhe videove të
  • Zhvillon përmbajtjen origjinale të postimeve dhe sugjeron mënyra kreative për të tërhequr më shumë trafik klientësh në rrjetet sociale duke promovuar kompaninë.
  • Menaxhon dhe realizon shpërndarjen e materialeve të Marketingut sipas planit të Marketingut.
  • Planifikon dhe ekzekuton të gjithë marketingun digjital, përfshirë SEO/SEM, bazën e të dhënave të marketingut, email, mediat sociale dhe kampanjat reklamuese të ekranit.
  • Përgatitë raporte mbi performancën e përgjithshme të kampanjave të Marketingut në rrjete sociale.
  • Identifikon trendet dhe optimizon shpenzimet dhe perfor­mancën bazuar në njohuritë e fituara.
  • Identifikon tendencat dhe teknologjitë më të fundit që ndikojnë në industrinë tonë.
  • Bashkëpunon me ekipin e brendshëm për promovimin e produkteve në rrjetet sociale.
  • Zhvillon dhe monitoron buxhetet e kampanjave.
  • Mbanë kontakte të vazhdueshme me mediat, studiot, agjencitë dhe furnitorët.
  • Vlerëson metrikat e rëndësishme që ndikojnë në trafikun në faqet tona në media sociale dhe audiencën e synuar.
  • Bashkëpunon me Departamentet e tjera në lidhje me fushatat e Marketingut.
  • Raporton në baza ditor, javore dhe mujore.

Kualifikimet dhe Kushtet e kërkuara:

  • Diploma e shkollë së mesme ose Diplomë Universiteti (e preferueshme në Fushën e Marketingut);
  • Të ketë mbi 2 vite eksperience punë në sektorin Marketing.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Anglezë.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Google AdWords, Google Trands.
  • Aftësi për të krijuar dhe zhvilluar ide kreative.
  • Aftësi të mira për të zhvilluar grafikë për postime dhe kampanja.
  • Aftësi të mira për të menaxhuar me koleg/e dhe aftësi për të punuar në grup.
  • Aftësi për të krijuar tematika në kalendarin promocional.
  • Përcjell përmbajtjen sociale në Facebook, Instagram, Linkedin dhe Youtube.
  • Njohuri bazike në teknologji dhe terminologji të industrisë.
  • Njohuri për funksionimin e strategjive digjiitale.
  • Të zbatojë detyrat që i janë ngarkuar dhe të raportoj tek eprorët duke respektuar afatet e caktuara.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet të i dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në
  • Dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo Universitare (e preferueshme në Fushën e Marketingut);
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes butonit Apliko ose përmes email-it (postës elektronike), [email protected]

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 31.03.2022, Ora 16:00h.