www.ofertapune.net Specialist/e ligjor/e | PunaIme

Specialist/e ligjor/e

Kompania

Banka për Biznes

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

18-01-2024

Data e perfundimit

22-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Ligj & Legjislacion

Specialist ligjor (m/f)

Kualifikimet:

  • Kualifikim universitar BA në Juridik, preferohet niveli pasuniversitar në Drejtësi Komerciale;
  • Të paktën katër (4) vite përvojë pune në fushën juridike, përvoja në sektorin bankar përbënë avantazh;
  • Preferohet të ketë të kryer provimin e Jurisprudencës;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi që ndërlidhen me sistemin bankar;
  • Aftësi të shkëlqyera hulumtuese, përgatitje të raporteve dhe prezantimeve;
  • Aftësi të shkëlqyera në organizim, përcaktim të prioriteteve dhe menaxhim të projekteve;
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe të folur, në mënyrë të qartë dhe të saktë;
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përgjegjësitë:

  • Asiston dhe ndihmon në implementimin dhe realizimin e planit të biznesit në bashkëpunim me Menaxherin;
  • Përcjell ndryshimet në legjislacionin në fuqi dhe rregulloret e aplikueshme dhe bënë hulumtime ligjore me kërkesë të Menaxherit;
  • Asiston në zhvillimin e planeve konkrete lidhur me rastet gjyqësore (paditë dhe kallëzimet penale) në mënyrë që Banka të përfaqësohet dhe të mbrohet në formën më të mirë ligjore;
  • Përgatit kontratat kreditore, përmirëson ato dhe përcjell procesin e kreditimit në Bankë;
  • Në bashkëpunim me Menaxherin përgatit raport dhe bënë provizionimin e padive ndaj Bankës duke respektuar afatet e procedurave dhe politikave në fuqi;
  • Në mënyrë të pavarur mirëmban/përditëson raportin për kreditë problematike si dhe raportin për rastet gjyqësore (paditë dhe kallëzimet penale) si dhe përgatit raporte të veçanta sa herë që kërkohet nga Menaxheri;
  • Përpilon/rishikon kontratat me palë të treta në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesa që ka Banka;
  • Dhënien e këshillave dhe instruksioneve ligjore nga korniza ligjore e aplikueshme;
  • Përfaqësimin sipas autorizimeve të menaxherit pranë gjykatave, organeve administrative, policisë, prokurorisë, përmbaruesve privat, institucioneve qeveritare dhe jo qeveritare;
  • Përpilon parashtresa të ndryshme për procedurë administrative, gjyqësore dhe organe të tjera;
  • Mbanë evidencën në lidhje me propozimet për përmbarim, paditë e paraqitura në gjykata dhe proceset tjera ligjore;
  • Përpilon dhe dorëzon në gjykatat kompetente paditë, propozimet për përmbarim të kolateralit të debitorëve ndaj të cilëve fillon procedura gjyqësore, përpilon ankesa kundër vendimeve gjyqësore dhe vendimeve tjera administrative, harton parashtresa, kallëzime penale dhe ndërmerr veprime të tjera juridike pranë organeve kompetente shtetërore;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikqyrësit Direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 28 janar 2024.