www.ofertapune.net Specialist/e i/e Hulumtimit të Tregjeve | PunaIme

Specialist/e i/e Hulumtimit të Tregjeve

Kompania

IPKO

Telefoni

049/700-700

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

12/06/2020

Data e perfundimit

22-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Specialisti/ja i/e Hulumtimit të Tregjeve do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Zbaton dhe raporton hulumtime cilësore dhe sasiore të tregut dhe mbledh/analizon informata duke përdorur metoda dhe teknika të ndryshme hulumtuese.
  • Planifikon dhe udhëheq projekte hulumtuese brenda kompanisë bazuar në afatet e paracaktuara sipas planit të aprovuar.
  • Koordinon implementimin e hulumtimeve primare të projekteve me agjenci hulumtuese të jashtme bazuar në afatet e paracaktuara sipas planit të aprovuar.
  • Përgatit projekte të hulumtim me objektiva të qarta kërkimore, madhësinë e kampionit, kornizën kohore dhe identifikon metodologjinë e hulumtimit.
  • Përcjell dhe monitoron të gjitha rezultatet e hulumtimeve primare dhe ato që realizohen brenda kompanisë si dhe bën implementimin e rezultateve në kompani nga njësitë përgjegjëse.
  • Mbledh të dhëna nga burime të ndryshme dhe i përdor ato për të mundësuar procesin e vendimmarrjes në të gjitha njësitë e marketingut.
  • Përgaditë analiza të detajuara të rezultateve nga studimet e kryera të hulumtimit të tregut dhe prezanton rekomandimet tek klientët përkatës të brendshëm.
  • Kryen vizita në teren dhe të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyeshme të: softuerëve statistikore për hulumtim; metodologjive për hulumtim kualitativ dhe sasior; shkathtësive për prezantim.
  • Përvojë në analizë dhe hulumtim të tregut së paku dy vite
  • Aftësi për të menaxhuar projektet e hulumtimit nga fillimi deri në fund.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhën Shqipe dhe Angleze
  • Aftësi për organizimin e detyrave të shumëfishta dhe përcaktimin e prioriteteve.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar në ekip.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 22.06.2020

Apliko online.