Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore (Çagllavicë)
Data e publikimit
21-02-2025
Data e perfundimit
15-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Burime Njerëzore
Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore të përkushtuar dhe të organizuar për të mbështetur departamentin tonë në rritje dhe zhvillim.
Pozita: Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore
Lokacioni: Çagllavicë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizimi dhe mbikëqyrja e procesit të rekrutimit, duke përfshirë postimet e punës, shqyrtimin e aplikimeve dhe përzgjedhja e kandidatëve më të përshtatshëm.
- Përgatitja dhe administrimi i kontratave të punës.
- Identifikimi i nevojave për trajnime dhe zhvillim.
- Organizimi i programeve të trajnimit për punonjësit e rinj dhe ekzistues.
- Ndihmesa në krijimin e planit të zhvillimit profesional për punonjësit.
- Monitorimi dhe vlerësimi i performancës së punonjësve.
- Mbështetja dhe zgjidhja e çështjeve apo ankesave të punonjësve.
- Hartimi dhe implementimi i politikave të brendshme të kompanisë.
- Mbajtja e marrëdhënieve me institucionet dhe autoritetet relevante të punës.
- Zgjidhja e konflikteve dhe menaxhimi i çështjeve të disiplinës në vendin e punës.
- Pergatitja dhe menaxhimi i listave te pagave.
- Mbikqyrja e proceseve ditore të punës në Departamentin e Burimeve Njerëzore.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Burime Njerëzore, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Përvojë e dëshmuar mbi 3 vite në mbikqyrje të proceseve të BNJ.
- Aftësi të forta organizative dhe menaxhuese të kohës.
- Njohuri të forta të ligjeve të punës dhe praktikave më të mira të BNJ.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, lidershipi dhe ndërpersonale.
- Njohje e shkëlqyer në Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint) dhe njohje e programeve/sistemeve për menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut https://jobs.hebskosova.com/job-list?id=117
Afati i fundit për aplikim është 15.03.2024
*Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për interviste.