www.ofertapune.net Social Media Specialist | PunaIme

Social Media Specialist

Kompania

Studio Moderna

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-05-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Studio Moderna është kompani internacionale që operon në mbi 20 vende të botës me përvojë pune me më shumë se 30 vite. Brendet tona të mirënjohura ndërkombëtarisht janë: Dormeo, Delimano, TopShop dhe Rovus. 

Bashkohuni me një ndër kompanitë më elitare në Kosovë që ofron ambient të këndshëm dhe komfort pune si dhe kushte për zhvillim karriere.

  1. SOCIAL MEDIA SPECIALIST

Lokacioni: Prishtinë

Kandidati ideal duhet të ketë: 

  • Eksperiencë në fushën e Biznesit, Marketingut ose kualifikime tjera të ndërlidhura me këtë pozitë; 
  • Njohuri në fushën e marketingut digjital dhe platforma si Google AdWords, Google Analytics, Facebook Ads Manager, Facebook Insights, Google Webmasters, dhe YouTube;
  • Njohuri dhe aftësi të mira të analizës së të dhënave dhe punës me Microsoft Excel;
  • Aftësi për prioritizimin e detyrave dhe respektimin e afateve kohore;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe organizative;
  • Shkathtësi të mira në të folur dhe shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Njohuri bazike të Adobe Photoshop, konsiderohet përparësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Krijimi dhe ekzekutimi i strategjive të marketingut digjital për të sjellë trafik në uebfaqe, konvertimi i tyre në konsumatorë potencial dhe të ardhura, përmes Facebook, Instagram dhe Google, apo partnerë tjerë digjital;  
  • Krijimi i përmbajtjes tërheqëse, optimizimi i faqeve në rrjetet sociale, për të rritur interaktivitetin me konsumatorë potencial;  
  • Krijimi dhe manxhimi i kampanjave të marketingut në platformat digjitale, përmes testimit të kreativës, komunikimit dhe përmbajtjes së uebfaqes; 
  • Testimi dhe kontrollimi i performancës së kampanjave për të optimizuar rezultatet;  
  • Analizimi dhe të përshtatja e buxheteve në bazë të KPI kryesore;  
  • Krijimi, editimi dhe publikimi në baza ditore i kreativave/kontentit si foto, video, tekste për të rritur audiencat në rrjetet sociale dhe për te inkurajuar përdoruesit të bashkëveprojne me faqet tona;  
  • Inkorporimi i trendeve të fundit të marketingut digjital në kampanja, për të rritur performancën e tyre;  
  • Koordinimi me tekst shkruesit, dizajnerët grafikë, dhe ekipin e produksionit për krijimin e përmbajtjeve kreative të cilat do të rezultonin në një kampanjë të suksesshme; 
  • Kryerja e raporteve javore/mujore në kohë bazuar në kërkesën e ekipeve vendore dhe ndërkombëtare. 

Çka ju ofrojmë:

  • Pagë konkuruese bazuar në aftësitë tuaja, eksperiencën, si dhe skemë të bonuseve në bazë të përformancës; 
  • Zhvillim të shkëlqyer personal në fushat e menaxhmentit, shitjes dhe marketingut; 
  • Ambient pune të hapur, entuziast dhe inspirues; 
  • Trajnime dhe programe për zhvillim profesional.

Për të aplikuar, shënoni në “Subject” emrin, mbiemrin dhe pozicionin e punës për të cilin aplikoni, si dhe dërgoni CV-në tuaj në adresën e emaili-it [email protected]