www.ofertapune.net Sigurim tek Porta | PunaIme

Sigurim tek Porta

Kompania

Instabuilt

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29-12-2023

Data e perfundimit

31-03-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Siguri & Mbrojtje

Sigurim Fizik tek Porta

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zbatimi i masave të sigurisë brenda pronës/ave;
  • Sigurimi i një ambienti të sigurt pune për zyret e korporatës, fabrikës dhe parkingjeve;
  • Hap portën për të lejuar hyrjen ose daljen e punonjësve, makinave dhe vizitorëve të autorizuar.
  • Kontrollon agjenden ose listën e miratuar përpara se ti pranoj palët;
  • Merr të dhënat e vizitorëve dhe i mbanë në databazë;
  • Shoqërimi i vizitorëve deri tek vendi përkatës;
  • Mban komunikimin me punonjësen në recepsion për lajmërimin e palëve;
  • Vizitorët mund të kalojnë vetëm me konfirmim nga pala pritëse;
  • Inspektimi i pajisjeve ose materialeve për të identifikuar shkakun e gabimeve ose problemeve tjera;
  • Inspekton trafikun në dalje për të parandaluar ndonjë aksident rrugor;
  • Bënë regjistrimin e targave te automjetevetë vizitorëve që hyjnë dhe dalin nga kompania.
  • Përpilon raporte në baza ditore, javore dhe mujore.

Njohuritë dhe shkathtësitë:

  • Njohuri të mira komunikimi në gjuhen Angleze
  • Preferohet të ketë trajnime dhe përvoje si sigurim fizik
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale, komunikuese dhe menaxhuese të kohës.
  • Aftësi në përdorimin e paktes Microsoft Office (word, excel) si dhe internetit
  • Aftësi për të kuptuar dhe ndjekur procedurat e sigurisë dhe për të marrë vendime logjike.
  • Aftësi për të mbledhur të dhëna, për të përpiluar informacione dhe për të përgatitur raporte.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në e-mail adresën [email protected]  
dhe në subjekt duhet të ceket emri dhe mbiemri si dhe pozita për të cilën aplikoni.
Data e fundit për aplikim është 15.01.2024. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.