www.ofertapune.net Sigurim Fizik - Kazakistan (15) | PunaIme

Sigurim Fizik – Kazakistan (15)

Kompania

Shield Recruitment&HR

Lokacioni

Jashtë Vendit

Data e publikimit

27-05-2024

Data e perfundimit

23-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Sigurim

Shield Recruitment & HR kërkon Sigurim Fizik (15 vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punës: Kazakistan

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Patrrullimi i rregullt i zonës së caktuar për të siguruar mbrojtjen e pronës dhe personelit;
  • Menaxhimi i hyrjeve dhe daljeve të personave dhe automjetëve në objekt, duke përdorur dokumentacionin përkatës;
  • Vëzhgimi i kamerave të sigurisë dhe alarmeve, dhe reagimi i menjëhershëm ndaj çdo aktiviteti të dyshimtë;
  • Përpilimi i raporteve ditore mbi aktivitetet dhe incidentet e ndodhura gjatë orarit të punës;
  • Ndërmarrja e veprimeve të shpejta dhe efikase në rast emergjencash, si zjarret ,vjedhjet ose aksidentet;
  • Sigurohet që të gjitha rregulloret dhe politikat e sigurisë të jenë të zbatuara dhe të rrespektohen nga të gjithë.
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Përvoje e mëparshme në siguri fizike ose në rol te ngjashëm është e dëshirueshme;
  • Certifikata për trajnim në siguri dhe mbrojtje (e preferueshme); 
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR  https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 31 Maj 2024, apo të aplikojnë fizikisht në zyrën e kompanisë Shield Recruitment&HR sh.p.k. në adresën e kompanisë Rr. Aziz Abrashi  Nr.140 Prishtinë zona  Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë çdo ditë pune prej orës 08:00 – 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.