www.ofertapune.net Shpallje Publike për Dhënien e Zyrave me Qera | PunaIme

Shpallje Publike për Dhënien e Zyrave me Qera

Kompania

KRU "Drini i Bardhë" SH.A

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

05-09-2024

Data e perfundimit

12-01-2025

Kategoritë

SHPALLJE  PUBLIKE PËR DHËNIEN E ZYRAVE ME QERA- RISHPALLJE

(Dhënia e hapësirave/zyrave me qera)

KRU “Drini i Bardhë” SH.A – Pejë, Rruga: Mbretëresha Teutë Nr.85- njofton të gjithë të interesuarit se ofron hapësirat për qeradhënie përmes procedures së ankandit publik, si në vijim:

Shënim: Në çmim është e llogaritur edhe TVSH.

Kriter i dhënjes së kontratës është çmimi më i lartë i ofruar. Në rast se ekziston vetëm një ofertë lidhur me njesinë afariste të caktuar, Menaxhmenti  ka të drejtë të bëjë negociata me palën e intersuar lidhur me çmimin final të hapesirës afariste të lartë cekur.

Preferencat e dëshirueshme për lëshimin e hapësirave me qera gjatë procesit të ankandit:

  • Për njësin nr:1, zyre preferohet hapësira zyre apo ndonjë veprimtari tjetër ( negociohet me menaxhmentin për kushtet e tjera të kontratës )  e lejuar qe nuk bije ndesh me veprimtarin   e  KRU “Drini i Bardhë” SH.A – Pejë.
  • Të drejtë pjesemarrje kanë përsonat juridik. Si deshmi ofrojne çertifikaten e rregjistrimit të biznesit dhe vertetimin tatimor nga ATK.
  • Afati dhënies me qera është 5 vjeçar , me mundësi vazhdimi.
  • Të interesuarit mund ti shikojnë hapësirat / lokalet çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
  • Afati për dorzimin e ofertave është nga data: 05.09.2024 deri më datë 19.09.2024 në ora 14:00, ndërsa hapja e ofertave bëhet në ora 15:00 me datë: 19.09.2024, në lokalet e NP – KRU”Drini i Bardhë” Sh.A- Pejë rruga Mbretëresha Teutë Nr 85.
  • Ofertat dorëzohen në zarfe të mbyllura në zyren e arkivit të Ndërmarrjes, ish zyret e AKP-së, së bashku me deshminë e depozitimit në bankë në shumën prej 3,000 € (tremijëeuro)në  xhirollogarinë nr.1706001011244946 NLB -Bank, ku këto mjete shërbejnë për sigurimin e ofertes .  Ofertuesve  të cilët nuk  fitojnë të drejtën ,do të ju kthehen mjetet e depozituara. 
  • Të drejtë pjesëmarrje në hapjen e ofertave kanë të gjithë ofertuesit.
  • Operatori Ekonomik fitues në afatin prej 5 ditësh pas mbylljes së procedures së ankandit duhet të nënshkruaj kontratën mbi qeranë dhe të bëjë pagesen e fatures së parë. Nëse operatori fitues nuk e nënshkruan kontratën sipas aftit të paraparë në ankand , nuk do ti kthehen mjetet e depozituara për sigurimin e ofertes.
  • Çfardo investimi në rregullimin e zyrave e bartë qeramarrësi.
  • Në vazhdim mund të gjeni planin e bazës së përdhesë të detajizura të objektit në fjalë.

Per informata tjera apo më të hollesishme mund të kontaktoni në Nr: +383 44 222 471 / +383 45 264 406 dhe në email adresen: [email protected]