www.ofertapune.net Shpallje për Auditim të pasqyrave financiare | PunaIme

Shpallje për Auditim të pasqyrave financiare

Kompania

Stacioni i Autobusave Rahovec

Lokacioni

Rahovec

Data e publikimit

10-01-2023

Data e perfundimit

28-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Shpallje për Auditim të pasqyrave financiare

NPL – Stacioni i Autobusëve Rahovec SH.A , me seli në Rahovec.

Bazuar në ligjin për NPL të Republikës së Kosovës mbi Auditimin e Jashtëm të Ndërmarrjes , NPL- Stacioni i Autobusëve duhet të auditoj pasqyrat e saj financiare për vitin 2022 nga  auditorë apo firmë auditimi të licencuar në Kosovë.

Prandaj ‘Ndërmarrja Publike Lokale Stacioni i Autobusëve Rahovec’ Sh.A :

FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTAVE

Ftojmë kompanitë audituese të licencuara nga Këshilli i Kosovës për raportim Financiar (KKRF), që të paraqesin ofertat e tyre për : -Auditimin e pasqyrave financiare të NPL Stacioni i AUtobuseve Sh.a, sipas standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar (IFRS).

Ofertuesit e interesuar, së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë si në vijim:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit;
  • Certifikata e regjistrimit fiskal;
  • Licenca nga organet kompetente për kryerjen e punëve;
  • Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme;
  • CV-në/të e auditorit/ëve që do të bëjnë auditimin.

Oferta duhet të përmbajë:

  • Planin gjeneral të auditimit;
  • Afatin kohor të propozuar;
  • Kërkesën për dokumentacionet që duhen të përgatiten paraprakisht nga NPL;
  • Tarifat për auditim;
  • Shumën totale të auditimit (Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, NPL do të konsiderojë se çmimi përfshinë TVSH-në).

Pranimi i ofertave bëhet nga dt. 10.01.2023 deri më dt.30.01.2023.

Nëse keni nevojë për ndonjë informacion lidhur me pergaditjen e ofertës, ju lutemi të drejtoheni me kërkesë në formë të shkruar. Kompanitë e interesuara mund t’i dërgojnë ofertat e tyre në email adresën [email protected] apo direkt në zyrën e NPL-Stacioni i Autobuseve Sh,A. Rahovec.