Shofer për Staf Ekzekutiv
Data e publikimit
28-11-2024
Data e perfundimit
10-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Shofer për Staf Ekzekutiv
Përgjegjësitë:
- Kryerjen e transportit në formë të sigurt dhe në të sakt për stafin ekzekutiv gjatë aktiviteteve të tyre ditore.
- Kryerjen e proceseve logjistike, përfshirë transportin e dokumenteve, pakove apo materialeve të tjera të nevojshme.
- Mirëmbajtjen dhe inspektimin e rregullt të automjetit për të siguruar funksionimin optimal.
- Respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit dhe politikave të kompanisë.
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për të përmbushur kërkesat urgjente të transportit.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Patentë Shoferi: Kategoria B
- Diplomë Bachelor
- 3 vite përvojë si shofer, preferohet në pozicione të ngjashme
- Orientim i shkëlqyer në rrugë dhe aftësi për të përdorur pajisje navigimi.
- Aftesi te shkelqyera komunikimi
Neptun Kosova sh.p.k ofron:
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnim të vazhdueshëm,
- Mjedis pune dinamik dhe profesional.
Si të aplikoni:
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe deri me 10.12.2024 përmes butonit “Apliko Këtu” :
Kushtet e punës: Kompania Neptun ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të bazuar në merita dhe vlerësim të performancës.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.