Shofer (Kategoria CE)
Kompania
AG Mirlin
Lokacioni
Data e publikimit
30-09-2024
Data e perfundimit
20-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
AG.MIRLIN SH.P.K., është kompani e transportit ndërkombëtar me një përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 28 shtator 2024, shpall këtë:
K O N K U R S
Për pozitën:
- Shofer – Kategoria CE, Një (1) pozitë (Iveco, Man dhe Atego)
- Vendi i Punës: Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, Graçanicë
Detyrat kryesore:
- Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht, në relacionet Kosovë, Shqipëri , Serbi;
- Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar dhe mallin e dorëzuar te klienti;
- Kryen procedurat administrative doganore dhe kufitare që i takojnë si shofer;
- Kujdeset si shtëpiak i mirë për mjetin transportues që drejton;
- Barazohet dhe kryen procedurat e ndryshme me zyrën e kompanisë;
- Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat ja cakton mbikëqyrësi.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Të kenë përvojë pune në drejtimin e kamionëve CE dhe në relacionet Kosovë, Shqipëri dhe Serbi;
- Aftësi të mira të drejtimit të kamionëve, të kategorisë CE;
- Fileksibil ne kryerjen e puneve;
- Patentë shofer të kategorisë ,,CE”.
Ne ofrojmë:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
- Duke komunikuar drejtëpërdrejtë në numrin e telefonit 049 730 450; apo
- mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e AG.MIRLIN në Magjitralen Prishtinë – Ferizaj, km.7, Llapnasellë, Graçanicë, e hënë e shtunë nga ora 09:00-16:00; ose
- Duke plotësuar të dhënat tuaja në linkun në vijim: https://forms.gle/dwEu9oTqvXwZxg9R9
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 31.10.2024 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.