www.ofertapune.net Shofer (Kategoria C), Sigurim Fizik | PunaIme

Shofer (Kategoria C), Sigurim Fizik

Kompania

Aztech Electronics

Lokacioni

Kastriot

Data e publikimit

10-03-2025

Data e perfundimit

31-03-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. 

AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi  duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për poziten: 

Shofer – Kategoria C  

Sigurim Fizik  

Lokacioni: Mazgit 

Detyrat dhe përgjegjësitë për Shofer Kategoria C 

  • Kryen transportin e mallrave nëpër lokacionet e caktuara brenda vendit; 
  • Planifikon itinerarin dhe kujdeset për arritjen me kohë në lokacionet e caktuara;
  • Përkujdeset që automjeti të jetë në gjendje të mirë teknike dhe se i plotëson kërkesat relevante;
  • Përgjegjës për raportimin e defekteve dhe të aksidenteve të automjetit; 
  • Si dhe bënë punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës. 

Kualifikimet e kërkuara për Shofer Kategoria C 

  • Patent shofer të kategorisë C; 
  • Së paku 2 vite përvojë pune relevante; 
  • Të jetë metodik dhe i organizuar; 
  • Fleksibil dhe i shpejtë në zgjidhjen e problemeve. 

Detyrat dhe përgjegjësitë për Sigurim Fizik 

  • Ofron shërbimin e sigurisë dhe kujdeset për mirëqenien e të gjithë përsonelit dhe objektit;
  • Përgjigjet në situatë emergjente për të ofruar ndihmën e nëvojshme për punonjësit;
  • Mbron asetet e produktet e objektit nga vjedhjet, sulmet, zjarri dhe çështjet tjera të sigurisë;  
  • Parandalon incidentet dhe përkujdeset për tejkalimin e tyre; 
  • Si dhe bënë punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës. 

Kualifikimet e kërkuara për Sigurim Fizik 

  • Preferohet të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm; 
  • Së paku 2 vite përvojë pune relevante. 

Ne ofrojmë: 

  • Pagë konkurruese; 
  • Sigurim shëndetsor; 
  • Shujtë ditore; 
  • Transportin nga ana e kompanisë. 

Informata shtesë: 

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” apo përmes email-it: në: [email protected]
  • Afati për aplikim deri me datë: 31.03.2025
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

 

 

 

 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?