www.ofertapune.net Shofer (Kategoria C), Punëtor në Depo | PunaIme

Shofer (Kategoria C), Punëtor në Depo

Kompania

Devolli Logistic System

Lokacioni

Pejë , Prishtinë , Rahovec

Data e publikimit

29-07-2024

Data e perfundimit

19-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë :

KONKURS PUNE

SHOFER – Kategoria C 

PUNËTOR NË DEPO 

Lokacioni: 

 

  • Prishtinë (2 pozita)
  • Pejë (2 pozita)
  • Xërxë,Rahovec (2 pozita)

 

SHOFER

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

  • Fletëngarkesa e mallit.
  • Dërgimi i mallit në pikat e caktuara.
  • Vozitja e mjetit motorrik të ndërmarrjes si dhe përgjegjësia për mjetin motorrik kur e drejton.
  • Përgjegjës për mallin e ngarkuar në mjetin motorrik të cilin e drejton.
  • Përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht.
  • Në bazë të porosisë, dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar, dhe mallin e dorëzuar te klienti.
  • Pranim/dorëzimi i të hollave në baza ditore së bashku me faturën për mallin e shitur.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.

PUNËTOR NË DEPO 

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

  • Bënë pranimin e mallit, përkatësisht ngarkon-shkarkon mallin sipas standardeve dhe udhëzimeve të kompanisë.
  • Kryen sistemimin e produkteve në rafte apo magazinë dhe paketon mallin për transport.
  • Kujdeset për transportimin e sigurt dhe pa dëmtime të produkteve.
  • Bënë ngarkimin dhe transportimin e mallrave nëpër pikat e kontraktuara.
  • Ndihmon shoferin për të dërguar porositë e produkteve në pikën e caktuar.
  • Zbaton rregulloren e sigurisë në punë dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme.
  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Patent shofer kategoria C (për Shofer).
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

PROCEDURA PËR APLIKIM:

Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]

Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën dhe Lokacionin për të cilën aplikoni.Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejm të rekrutimit.