www.ofertapune.net Shofer (Kategoria C), Liferues, Ndihmës Depoist, Serviser për frigorifer, Ndihmës Serviser për frigorifer | PunaIme

Shofer (Kategoria C), Liferues, Ndihmës Depoist, Serviser për frigorifer, Ndihmës Serviser për frigorifer

Kompania

Korporata Rugove

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21-06-2024

Data e perfundimit

14-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Prishtinë. Pozitat e hapura janë:

SHOFER – kat. C

LIFERUES

NDIHMËS DEPOIST

SERVISER PËR FRIGORIFER

NDIHMËS SERVISER PËR FRIGORIFER

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

SHOFER kat. C & LIFERUES 

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton. 
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

NDIHMËS DEPOIST

  • Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas. 
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
  • Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.

SERVISER PËR FRIGORIFER

  • Përgjegjës për servisimin e frigoriferëve.
  • Identifikon dëmtimet teknike, prishjet të këtyre pajisjeve dhe bën riparimin e tyre.
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.
  • Ofron përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura ose të huazuara.
  • Menaxhon evidencat e servisit, fletë-garancioneve dhe stokut të pjesëve rezervë.
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit.

NDIHMËS SERVISER PËR FRIGORIFER

  • Ndihmon udhëheqësin e tij në servisimin e frigoriferëve.
  • Identifikon dëmtimet teknike, prishjet të këtyre pajisjeve dhe bën riparimin e tyre.
  • Ofron përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura ose të huazuara sipas udhëzimeve të udhëheqësit të tij.
  • Ndihmon udhëheqësin e tij në kryerjen e detyrave tjera të tij ditore.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitat e kërkuar në këtë konkurs.
  • Për pozitën Shofer kat. C, të posedoj patent shofer kategoria C.
  • Për pozitat Liferues, Serviser për frigorifer dhe Ndihmës serviser për frigorifer, të posedoj patent shofer kat. B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit Apliko Këtu ose në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.

Afati i fundit për aplikim është data 14 korrik 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?