Shofer (Kategoria B)
Data e publikimit
09-05-2024
Data e perfundimit
30-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Prishtinë.
Pozitat e hapura janë:
SHOFER – kategoria B (x5)
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
- Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
- Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
- Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
- Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
- Të posedoj patent shofer kategoria B.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” apo të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.
Afati i fundit për aplikim është data 26 maj 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.